Cafo Boga rrëfen historinë e themelimit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit: Si arritëm të siguronim 30 milionë dollarë për...

17:24, 21/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në një intervistë në Syri TV, Cafo Boga, një nga themeluesit dhe drejtuesit e parë të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, sjell një rrëfim të çmuar mbi fillesat dhe rëndësinë e këtij institucioni në tranzicionin ekonomik të Shqipërisë pas komunizmit. Ai shpjegon se si ky fond u krijua me mbështetjen e Kongresit Amerikan për të ndihmuar vendet ish-komuniste në kalimin drejt një ekonomie të tregut, dhe se si, falë përpjekjeve të diasporës shqiptare, Shqipëria arriti të përfshihej në këtë nismë me një fond fillestar prej 30 milionë dollarësh. Boga thekson rolin thelbësor që Fondi ka luajtur në zhvillimin ekonomik të vendit, duke sjellë standarde të reja dhe institucione model, siç ishte rasti i bankës amerikane në Shqipëri.

Cafo Boga: Meqenëse unë kam qenë i angazhuar që nga fillimi kur është krijuar fondi për zhvillim, ia vlen të jap një resyme të shkurtër.

Fondet u krijuar në bazë të një ligji dhe Kongresi Amerikan e fuqizoi për të ndihmuar shtetet që bëjnë një tranzicion nga komunizmi në demokraci. Për ti ardhur në ndihmë ndërmarrjeve dhe njerëzve që merren me biznes. Në Shqipëri erdhi pak vonë. Arsyeja ishte se nuk iu nda Shqipërisë një fond i tillë, iu nda shteteve të tjera si  Rusia, Çeko-Sllovakia, etj-etj. Shqipërisë jo. Mirëpo me angazhimin e diasporës, arritëm që edhe Shqipërisë ti ndahej 30 milionë dollarë dhe me këtë 30 milionë dollarë është krijuar bordi. Bordi origjinal i fondit ka qenë i emëruar nga kryetari i shtetit amerikan dhe ishte vërtet një bord funksional, profesionalist.

Kemi bërë një punë shumë të mirë, besoj fondi ka luajtur një rol me shumë rëndësi në zhvillimin e Shqipërisë sepse ka qenë një model. Për shembull, kur kemi çelur bankën amerikane. Ajo ka funksionuar sikurse një bankë e vërtetë amerikane, në kuptimin e plotë të fjalës.

Fondi e kishte afatin e caktuar për të investuar ato 30 milionë dollarë, që ishte 10 vite. Pas 10 vitesh u ndërpre. Mirëpo ne i investuam ato brenda 10 viteve, më pas ai fondi ishte i pezulluar por vazhdoi të ekzistonte deri sa u shlyen të gjitha investimet. Në të njëjtën kohë, në 2009, ne formuam fondacionin me kapital për fitimet që kemi patur nga fondi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco