Si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano

Si paraqitet gjendja shëndetësore e ish-kryeministrit Fatos Nano

10:32, 21/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Parametrat e ish-kryetarit të PS dhe ish-kryeministrit Fatos Nano mbeten stabël.

Bëhet me dije se situate neurologjike e ish-liderit socialist mbeten njësoj pa ndryshime.

Ditën e djeshme, spitali privat ku ndodhet i shtruar Nano njoftoi se prej ditësh ai ndodhet i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator.

“Pacienti ka disa ditë i hospitalizuar, në gjendje të rëndë pas një arresti kardiorespirator. Aktualisht pacienti konsiderohet ne gjendje shume te rende ,me prognoze te rezervuar!”, njoftoi spitali.

Ndërkohë familja, miqtë dhe ish-bashkëpunëtorët e tij të afërt kërkojnë në këto momente vetëm qetësi dhe janë të rezervuar për komente në media.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco