‘Ja kush është xhelati që më internoi’/ Cullhaj: Gjergj Velo, një monstër e hakmarrës, protestë kundër dekorimit të tij!

10:02, 21/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Si një nga mijërat që ka provuar internimin në kohën e errët të komuizmit, Ilir Cullhaj, nga Kryesia e Unionit Mbarëkombëtar të Integrimit dhe të Përndjekurve Politikë, ka dhënë detaje nga xhelati i tij, Gjergj Velo, i cili u dekorua nga Bashkia Lushnjë si ‘Qytetar Nderi’ i qytetit.

Aspak i kënaqur me këtë titull që i është dhënë xhelatit të tij, Cullhaj tregon se si ai dhe të afërmit e tij u internuan me fjalët e Velos.

Cullhaj, tha se glorifimimi i figurës së Gjergj Velos, erdhi menjëherë pas futjes në kalendarin e figurave historike, të Enver Hoxhës, si një nga personazhet që ka kontribuar në historinë e shtetit shqiptar nga Kuvendi.

Ai paralajmëroi, se nderimi i kësaj figure aspak të pranueshme për komunitetin e të pëkrndjekurve në Lushnjë nuk do të mbetet me kaq, duke u shprehur se do të ketë marshime dhe protesta.

Akoma këtu banojmë në Çermë, u lindëm, u rritëm e punojmë këtu. Vendimi i bashkisë për Gjergj Velon, do mbajmë kujtimet me të hidhura prej tij. Të gjithë si fis, pas internimit.

Ka qenë një monstër, hakmarrës në vitet ‘83 u përjashtua nga shkolla mbesa e 2 vajzat e xhaxhait, edhe unë nga fjalët e Velos. Diskretitimi i disa familjeve në Çermë me direktivë të Gjergj Velos.

Do bëjmë një marsh e protestë kundër këtyre dekorimeve. Kjo ndodh fill pas aktit të turpshëm në Kuvend për Enver Hoxhën, jo pa qëllim janë hequr figurat historike të Kongresit të Lushnjës, Suljeman Zdrava, edhe shumë figura të tjera.

S’janë të parëndësishme që ndodhin në qytetin e Lushnjës, edhe kryetari i bashkisë që del edhe më deklarata të tilla, për respekt të të përndjekurve, duke marrë një vendim abusrd që dekoron një nga  këto xhelatët e kohës sonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco