Për ligjvënësin demokrat, Saimir Korreshi, dekorimi i një prej figurave më të errëta të historisë së komunizmit dhe që ka firmosur për internimin e dhjetëra familjeve në Lushnjë, Gjergj Velo nga Bashkia e Lushnjës, është e paprecedentë dhe skandaloze në të njëjtën kohë.
Në një intervistë për emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Korreshi i revoltuar tha se është monstruoze që figura të tilla të glorifikohen nga Bashkia e Lushnjës, një eksperincë të hidhur që deputeti i PD e ka kaluar edhe me familjarët e vet.
Edhe në cilësinë e ligjvënësit, Korreshi u shpreh se do t’i dërgojë shkresë Autoritetet të Dosjeve për Gjergj Velon, pas dokumenteve të bëra publike në rrjetin e tij social, Facebook, ku është firma e Velos që është hedhur pë rtë internuar familje të tëra.
Janë persekutuar e dërguar në internim nggas ky njeri. Është skandaloz dhe i paprecedentë. Jam i revoltuar. Nusja ime ka lindur në internim, familja e saj ka qenë e internuar dhe s’ka gjetur ende eshtrat e gjyshit. Kur kujtojmë këto mostra, të vjen kjo lloj neverie. Në demokraci glorifikohen të njëjtat monstra. Një nga shokët e mi është internuar nga ky monstër së bashku me 15 familje.
Çmenduria më e madhe, që kam ndjerë keqardhje, bashkia ka nxjerrë dokumentet që s’ka qenë spiun. Shumë qytetarë që janë internuar nga monstra në fjalë më kanë dërguar dokumente që ka qenë Gjergj Velo ‘ustai’, ai kreu që merrte vendimet. Kryetari i komitetit të dëbimeve. PD sot kemi një propozim, do të ketë një reagim shumë të fuqishëm. Do dërgoj një shkresë zyrtare nga Kuvendi, Autoritetit të Dosjeve të Sigurimit të Shtetit. Ky nuk ngopej me internim, propozonte që këto familje të internoheshin, pasi kishin veprime armiqësore.
Të shohësh firmën e vulën e një njeriu që të merrnin shpirtin në internim, mendoj se kjo është majft. Akoma s’kanë gjetur eshtrat e s’kanë marrë kompensimet për vuajtjet, këto të internuar, është ...s’gjej fjalë e mllef ta përshkruaj se si glofirikohen figura të tilla në Lushnjë.
Ka qenë ithtar i Partisë Komuniste, i epur. Maniak për të dënuar familjet, i kam dëshmitarët e gjallë që janë internuar me propozimet e shkresat e tij. Do të vë në dispozicion të autoriteteve të dosjeve, dokumentet që kam bërë publike, pasi nuk bën sens. Me ç’kurajo kundrejt këtyre njerëzve dalin i japin titull nderi në Lushnjë, është të të fusë thikën në plagë.
Duhet të kishte patjetër një ligj për dekomustizimin. Në Gjermani s’e mendonin që të kishin në administratë të tyre asnjë nga nazizmi, e kanë dënuar me ligj nga Bundestagu. S’e arrinin ta besonin, se te ne ndodhnin të tilla fenomene. Ne kemi dështuar.
© SYRI.net