‘Lufta politike nuk duhet të kalojë limitet ‘/ Spiropali për rivalitetet në PS: Thumbi që i drejtohet Ballukut?

‘Lufta politike nuk duhet të kalojë limitet ‘/ Spiropali për rivalitetet në PS: Thumbi që i drejtohet Ballukut?

23:36, 20/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Në një intervistë për “Top Story”, Elisa Spiropali foli për arrestimin e Erion Veliajt dhe vendimin për shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë. Ajo theksoi se Veliaj ka dhënë kontributin e tij në Bashki dhe se tani ndodhet përballë drejtësisë, dhe u la vetëm nga Rama në kohën e duhur, sipas saj.
 
Kur u pyet për rivalitetet brenda Partisë Socialiste, Spiropali pranoi se ato ekzistojnë, dhe edhe pse u mundua t’i trajtojë me diplomaci, përsëri e la një thumb për zëvendësen e parë të Ramës, Ballukun, e cila njihet botërisht si rivalja numër 1 e Veliajt brenda Rilindjes: “Ka ndonjë forcë politike ku nuk ka luftë të brendshme?! Sigurisht që ka, rivalitetet dhe konkurrenca janë të kuptueshme, dhe zilitë janë të kuptueshme. Lufta politike nuk duhet të kalojë limitet.”,- ka thënë Spiropali duke lënë të kuptohet se limitet janë kaluar nga Balluku.
 
Megjithëse Spiropali nuk përmendi emra konkretë, njeriu që përflitet se përdori Rama për të shuar ‘kandilin’ e Veliajt ishte pikërisht Belinda Balluku.
 
Pra, Spiropali trajton rivalitetin dhe zilitë në PS si një fenomen të zakonshëm politik, duke lënë hapësirë për interpretim, pa përmendur emër konkret, por që për këdo që ndjek nga afër politikën në vend është lehtësisht e kuptueshme çfarë ka nënkuptuar.
 
Biseda me Grida Dumën:
 
Elisa Spiropali: Të gjithë njerëzit që kanë arsye pak kuptim se është çështja njerëzore të tilla duhet t’i shohim, kemi një vrull shumë të madh për të rendur pas gjykimeve. Edhe njerëz që kanë qenë të afërt me të. Qëndrimet janë mbajtur nga Rama dhe u gjykua që kjo ishte koha, duke e lënë Erionin në betejë për të drejtën e tij, shpresojmë shumë që Erioni ta fitojë atë betejë. Ai ka qenë kryetar i Bashkisë më të madhe. Në Bashkinë e Tiranës, në punën e kryeqytetit, ka kontributin e tij.
 
Grida Duma: Fati i Veliajt u mbyll apo jo sipas teje?
 
Elisa Spiropali: Unë besoj tek forcë me e madhe. Ka disa njerëz që besojnë tek vetja, mendojnë që mund të tjetërsojnë fat dhe destinacion. Unë besoj tek një forcë më e madhe dhe besoj që kjo e drejtë vjen. 
 
Ndër të tjera ajo u pyet nga Grida Duma nëse ka rivalitet brenda PS-së, të cilës Spiropali nuk nguroi t’i përgjigjet.
 
Grida Duma: Ka luftë të brendshme brenda PS-së?
 
Elisa Spiropali: Ka ndonjë forcë politike ku nuk ka luftë të brendshme?! Sigurisht që ka, rivalitetet dhe konkurrenca janë të kuptueshme, dhe zilitë janë të kuptueshme. Lufta politike nuk duhet të kalojë limitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco