Gjekmarkaj: Mijëra ton prodhime kalben në arat e Lezhës, ministrat e Ramës numërojnë tendera, koncesione...

Gjekmarkaj: Mijëra ton prodhime kalben në arat e Lezhës, ministrat e Ramës numërojnë tendera, koncesione...

21:21, 20/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë dhe njëherazi deputet i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka denoncuar braktisjen totale që qeveria e Edi Ramës i ka bërë bujqësisë shqiptare në këto 12 vite të qeverisjes së tij.

‘Mijëra tonë prodhime bujqësore, si bostani dhe kultura të tjera, po kalben në fusha ndërsa qeveria e Edi Ramës që prej 12 vitesh ka braktisur plotësisht bujqësinë shqiptare, që është gjaku i ekonomisë së vendit. Qeveria socialiste ka dështuar në çdo premtim për fermerët’, shkruan Gjekmarkaj në Facebook.

Gjithashtu Gjekmarkaj thekson se PD kërkon që  të ketë hetim të plotë për abuzimet me fondet IPARD dhe përfituesit fiktivë të tyre, subvencione urgjente dhe reale për fermerët e dëmtuar, si dhe rikthimin e tregut të prodhimit vendas dhe mbrojtje nga importet e padrejta.

Postimi i plotë:

Partia Demokratike denoncon me indinjatë të thellë situatën dramatike në të cilën ndodhen fermerët shqiptarë, veçanërisht në zonat bujqësore të Lezhës si ajo e fushës së Torovicës, Balldrenit, Zadrimës, Zejmenit dhe Bregut të Matës.

Mijëra tonë prodhime bujqësore, si bostani dhe kultura të tjera, po kalben në fusha ndërsa qeveria e Edi Ramës që prej 12 vitesh ka braktisur plotësisht bujqësinë shqiptare, që është gjaku i ekonomisë së vendit.

Qeveria socialiste ka dështuar në çdo premtim për fermerët.

 • Nuk ka subvencion real për të mbështetur prodhimin vendas.

 • Nafta bujqësore është kthyer në një mashtrim elektoral.

 • Fonde të IPARD, që duhet të ishin në shërbim të fermerëve, janë vjedhur dhe shpërndarë për klientët politikë të pushtetit.

 • Ndërkohë, importet bujqësore po shkatërrojnë çdo shpresë për konkurrencë të ndershme për prodhimin vendas.

Fermeri shqiptar është sot i vetëm, pa treg, pa mbështetje dhe pa të ardhme, sepse një qeveri e korruptuar dhe e pandjeshme e ka kthyer fshatin në simbol të braktisjes.

Ndërsa mijëra tonë prodhime kalben në arat e Lezhës, ministrat e Ramës numërojnë tendera, koncesione dhe propagandë boshe.

Partia Demokratike kërkon:

 1. Hetim të plotë për abuzimet me fondet IPARD dhe përfituesit fiktivë të tyre;

 2. Subvencione urgjente dhe reale për fermerët e dëmtuar;

 3. Rikthimin e tregut të prodhimit vendas dhe mbrojtje nga importet e padrejta;

 4. Një politikë të re bujqësore që vendos në qendër fermerin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të fshatit.

Kjo qeveri ka dështuar në çdo sektor, por braktisja e bujqësisë është krimi më i rëndë ndaj mijëra familjeve që jetojnë me djersën e tokës.

Edi Rama dhe Partia Socialiste kanë vrarë shpresën e fshatit shqiptar.

Partia Demokratike është në krah të çdo fermeri dhe do të luftojë që toka, prodhimi dhe djersa e shqiptarëve të marrin vlerën që meritojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco