VIDEO/ Çollaku: I njëjti Soros që financoi reformën në drejtësi, po financon organizatat që po protestojnë dhunshëm në SHBA

19:10, 20/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Basir Çollaku ishte i ftuar në emisionin ‘Task Force’ me Sonila Meçon në Syri TV, ku komentoi mbi ndikimin e financimeve të Xhorxh Sorosit në Shqipëri dhe në SHBA.

Sipas Çollakut, ‘ky institucion i quajtur reformë me demek, është prodhuar nga Xhorxh Soros, nga dita e parë deri në fund. Edhe njerëzit që i ke në drejtësi, janë punëtorët e tij, nga dita e parë deri më sot.’

Ai shtoi se paratë e dhëna nga Sorosi për reformën në drejtësi sot po investohen në organizata që sipas tij janë ‘organizata terroriste’.

‘Paratë e paguar prej këtij dashamirësi të drejtësisë, janë para që po investohen sot në organizata terroriste,’ u shpreh gazetari.

Çollaku theksoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara po hetojnë zyrtarisht lidhur me financimet që po përdoren për protesta të dhunshme, duke përmendur edhe organizatën ‘No King’, e financuar nga Sorosi me 3 milionë euro vetëm javën e fundit.

Shtetet e Bashkuara po hetojnë zyrtarisht, sepse po bëjnë hatanë me protesta të dhunshme, siç kanë dhe më herët ‘Antifa’ me një grup tjetër. Vetëm javën e fundit kanë qenë 3 mln euro një organizatë e financuar nga Sorosi ‘No King’, të dhunshme. Ata po bëjnë luftë të armatosur,’ deklaroi ai.

Gazetari u shpreh se ‘këta janë prodhuesit e kësaj drejtësie dhe ja vunë në dorë Edi Ramës dhe i thanë; kërbaç Shqipërisë, bëj çfarë të duash’.

Ai vazhdoi me një kritikë të fortë për situatën në vend: ‘Por kjo u prodhua jo për kaq pak. Ajo çfarë e ka masakruar Shqipërinë, e ka shndërruar Shqipërinë në fuqi narkotike.’

Çollaku përmendi disa nga problemet që sipas tij po përballet Shqipëria: ‘Kemi fuqi bërthamore, kemi fuqi sportive, ne jemi kthyer në fuqi narkotike. U kanabizu Shqipëria, leja u mor nga Edi Rama, u futëm te heroina, kaluam në superiore te kokaina.’

Ai tha se Shqipëria tani është futur në ‘Champions League’ të pastrimit të parave, duke qenë ‘nënkotraktori i Ndraghetas dhe Sinaloas, organizatave terroriste globale me qarkullime monetare 200 miliardë euro.’

 ‘Ti u firmos leje ndërtimi dhe dosjen e ke në prokurori që në 2020 të kullave të Ndraghetës, i ka SPAK me përgjime. Italianët i dënuan autorët dhe i sekuestruan asetet,’ tha gazetari Basir Çollaku ndër të tjera në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco