Neza: Çështja ‘Gjoka’ ka tronditur besimin tek drejtësia si asnjë precedent tjetër

18:39, 20/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin ‘Task-Forcë’ në Syri TV me Sonila Meçon, gazetari Sami Neza komentoi mbi gjendjen e drejtësisë në vend, duke e cilësuar çështjen ‘Gjoka’ si një nga rastet më tronditëse për besimin e publikut ndaj sistemit gjyqësor.

Sipas tij, përfshirja e disa institucioneve që kanë shmangur verifikimin e akuzave për interesa politike është shembulli më i qartë i ndërhyrjes në drejtësi, ndërsa protesta e e avokatëve prej 5 ditësh pas arrestimit të kolegut të tyre në Elbasan, tregon thellësinë e krizës së integritetit në këtë pushtet.

Sami Neza: Çfarë i ka bërë besimit tek drejtësia çështja ‘Gjoka’, nuk i ka bërë asnjë precedent tjetër në historinë e gjyqësorit, për shkak se ne kemi të përfshirë disa institucione që duhet të merreshin me verifikimin e akuzave që janë bërë ndaj saj dhe ndërkohë kemi një bllokim të verifikimit në interes të disa objektivave që kanë nisur si objektiv politik dhe kërkohen të zbatohen përmes gjyqësorit që është sërish një problematikë tjetër e madhe kur mendojmë që gjyqësori duhet të jetë tërësisht i ndarë nga politika.

I gjithë gjyqësori është përfshirë në problematika shumë të mëdha. Problematika të cilat kanë të bëjnë me integritetin... përshembull, rasti i Elbasanit ka të bëjë me integritetin e palëve në proces. Integriteti i palëve në proces është A-ja, kur nis një proces gjyqësor dhe baza në të cilën gjykohet nëse ky proces është i drejtë apo jo. Në momentin që cënohet ky integritet, nuk i ka mbetur më asgjë gjyqtarit, ose çfarëdo lloj vendimi të japë gjyqtari është i paragjykuar.

Protesta e avokatëve me 5 ditë për të mos marrë pjesë në të gjitha proceset gjyqësore, është rasti i parë në Shqipëri që ndodh një protestë e tillë. Ne jemi soditës të pushtetit gjyqësor dhe ne nuk e ndjejmë siç e ndjejnë grupet e interesit që punojnë brenda këtij pushteti. Por fakti që ata u detyruan që të bëjnë 5 ditë grevë, ndërkohë që ne kemi një stok çështjes...do të thotë që për një javë janë vonuar të paktën mbi 1 mijë procese gjyqësore me nga një seancë. Mendoni se çfarë lloj impakti është ky dhe kush e injektoi këtë lloj iniciative. E injektoi cënimi i integritetit të palëve në një proces gjyqësor, që është një gjë që mezi perceptohet nga publiku, or është një gjë shumë e rëndësishme për ata që përfshihen në këtë proces.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco