Iriqi:-U bënë ca muaj që je deputete…
Zeqineja:-Dëgjo ti Gazmend!
Iriqi:-Nuk jam Gazmendi. Unë jam Iriqi.
Zeqineja:-Për mua të gjithë mbi këtë dhe, qofshin njerëz, qofshin kafshë, shpendë a bimë u thërras ‘Gazmend’. Ose ndonjëherë dhe ‘Gazi’.
Iriqi:-Pse kështu?
Zeqineja:-Se këtë mision kam. Ndaj më bënë deputete. Të merrem me Gazin, ta fyej, të shpif, ta satirizoj e mos e le në Kuvend të flasë. Për këtë paguhem 3 milionë lekë në muaj. Në fakt më shumë se na paguajnë për çdo mbledhje, dieta plot, celularët, karburantin. Marr aq sa marrin 50 pensionistë në Roskovec.
Iriqi:-4 vite do paguhesh veç që thua emrin ‘Gazmend’?
Zeqineja:-Po re, Gazi, po.
Iriqi:-Nuk jam Gazi, të them, po nejse. A nuk të vret ndërgjegja?
Zeqineja:-Jo re,jo. Pse e vret ndërgjegja Braçen, Ballën, Xhafajn e dhjetra deputetë të tjerë socialistë që kanë marrë rrogë nëpër vite e që zhvatin akoma veç që kanë sharë, shajnë, kanë sjuar e sajojnë për Berishën. Këtë emër kanë në gojë. U k mbirë Saliu në bark. E kështu kanë disa mandate. Unë sapo e nisa.
Iriqi:-Po këto dy javë që Gazi është dënuar ç’do të bësh në Kuvend?
Zeqineja:-Nuk do shkoj fare. I kam bërë një kërkesë Peleshit të më dënojë dhe mua dy javë. Që mos rri si hu atje, pa folur fare.
Iriqi:-Mbase do të të thotë Rama merru me Flamur Nokën psh?
Zeqineja:-Jo, jo. Me atë nuk merrem. Se e mbulojnë të tjerë e bëhen xhelozë kolegët e mij. Mua të më rrojë Gazi, re. Më del e më mjafton për 4 vitet që po vijnë. Kupton, o Gazi?
Iriqi:-Jam Iriqi të thashë. Jam Iriqi, o Zeqineee!
© SYRI.net