Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një deklaratë për mediat e ka cilësuar ndërtimin e Aeroportit të Vlorës si një “çështje korrupsioni madhor”.
Lideri i opozites ngriti dyshime të forta për përfshirjen e zyrtarëve të lartë të qeverisë dhe lidhjet e tyre familjare në këtë projekt që sipas tij rëndon mbi shpatullat e qytetarëve më të varfër të Europës.
“Në këtë çështje ka korrupsion të rëndë, të hapur, të dokumentuar. A ka këtu interesa të agjenturës së huaj? A ka interesa të Taulant Ballës dhe Arbër Abazit, përveç Edi Ramës dhe Lubi Ballukut? Po, sepse Arbri është dhëndri i Lubisë. Ka vajzën e tezes. Dhe kushërira e parë vjen pas vajzës. Është lidhje familjare direkte,” – u shpreh Berisha.
Deklarata per media:
Kjo është kryekëput një çështje korrupsioni madhor, korrupsioni madhor, evident, që rëndon mbi shpatullat e qytetarëve më të varfër të Europës.
A ka këtu interesa të agjenturës së huaj?
A ka interesa të Taulant Ballës dhe Arbër Abazit përveç Edi Ramës dhe Lubi Ballukut?
Besoj e keni marrë vesh, Arbri është dhëndri i Lubisë. Ka vajzën e tezes. Vajza e tezes pas vetes vjen e dyta. Ajo është kushërirë e parë.
Unë e kuptoj...
Pra, është një vjedhje e tmerrshme, familjare, etj.
Do i marrim vesh.
Kjo është një çështje që...
Se 130 milionë euro është një shumë e tmerrshme.
Por do merret vesh në vazhdim.
© SYRI.net