Nënë e bijë u dogjën në Maliq/ Alolli: Qeveria të reflektojë që tragjedi të tilla mos të përsëriten

Nënë e bijë u dogjën në Maliq/ Alolli: Qeveria të reflektojë që tragjedi të tilla mos të përsëriten

19:34, 19/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun e Korçës, Ledina Alolli, ka reaguar pas ngjarjes tragjike në qytetin e Maliqit, ku nënë dhe bir kanë humbur jetën pas një zjarri në banesën e tyre dhe vajza e mitur e familjes ndodhet në gjendje të rëndë.

Në postimin e saj në Facebook, Alolli ka shprehur ngushëllimet  e saj për familjarët dhe të afërmit e viktimave, teksa  ka bërë thirrje që qeveria të kujdeset dhe të garantojë sigurinë e familjeve të shumta shqiptare që jetojnë në kushte të vështira.

Postimi i plotë:

Thellësisht e tronditur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në Maliq, ku një nënë dhe i biri humbën jetën si pasojë e një zjarri në banesën e tyre, teksa vajza 6 vjeçare ndodhet në gjendje kritike.

Si nënë në këto momente dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe lutem për vajzën e mitur që po lufton për jetën.

Kjo tragjedi e dhimbshme na kujton realitetin e vështirë në të cilin jetojnë shumë familje shqiptare, të detyruara të përballen me mungesën e kushteve minimale. Ky rast duhet të shërbejë si një thirrje e fortë për ndërgjegjësim dhe veprim nga institucionet shtetërore, të cilat kanë detyrimin moral e ligjor të garantojnë mbështetje dhe mbrojtje për çdo qytetar në nevojë.

Shpresojmë që kjo humbje e madhe të mos mbetet një statistikë e radhës, por të kthehet në një moment reflektimi për gjithë shoqërinë dhe qeverinë, në mënyrë që tragjedi të tilla të mos përsëriten më.

Asnjë fjalë nuk mjafton për të shprehur dhimbjen e një tragjedie të tillë. Ngushëllime të sinqerta për familjarët dhe të afërmit e viktimave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco