‘Paradite është President, pasdite punon mjek’, Bardhi: Begaj rezulton i punësuar në një klinikë private mjekësore

13:08, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike ka bërë sot kërkesë për shkarkimin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Në renditjen e shkeljeve të rënda të Kushtetutës, që sipas PD ka kryer Begaj, renditet edhe punësimi i tij në një spital privat, krahas asaj të të birit, për të cilin kreu i Grupit Parlamentar të opozitës tha se paguhet nga një kompani sigurimesh e cila ka fituar edhe tenderat në presidencë.

Bardhi theksoi ndalimin ligjor për Presidentin e Republikës që të ushtrojë detyra të tjera veç asaj të Kreut të Shtetit. duke e cilësuar këtë si një shkelje të paprecedent.
Kreu i Grupit të PD shtoi se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë me asnjë prej Presidentëve të mëparshëm të Republikës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco