Partia Demokratike ka depozituar sot në Kuvend kërkesën për shkarkimin nga detyra të presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Kreu i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, ka renditur shkeljet që sipas tij presidenti ka kryer gjatë mandatit.
“Ju bëj me dije se në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike kemi dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të presidentit Bajram Begaj, për shkelje të rënda dhe të vazhdueshme të Kushtetutës,” tha Bardhi.
Sipas PD-së, kërkesa është argumentuar gjerësisht në një material voluminoz, ku janë analizuar provat përkatëse të të gjitha shkeljeve të kryera nga presidenti. PD thekson se këto shkelje kanë cenuar rendin kushtetues dhe kanë goditur funksionin e kryetarit të shtetit si përfaqësues i unitetit të popullit.
PD argumenton se Bajram Begaj nuk mund të vazhdojë të ushtrojë detyrën, pasi funksioni i tij de facto është humbur prej kohësh. Analiza e materialit nga demokratët tregon se presidenti ka konsumuar shtatë shkelje kushtetuese të rënda, duke përfshirë dekretimin antikushtetues të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, ndërhyrje në kompetencat e pushtetit vendor, dhe cenim të autonomisë së Gjykatës Kushtetuese.
Begaj ka dekreutuar zgjedhje të pjesëshme vendore pa u krijuar vakanca kushtetuese, duke ndërhyrë në autonominë e pushtetit vendor dhe duke tentuar të kufizojë kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.
Sipas Bardhit, Presidenti Begaj ka kryer shkelje të rëndë të Kushtetutës për disa arsye, duke përfshirë:
• Ushtrimin e një kompetence kushtetuese që nuk kishte lindur ende;
• Tentativën për të ngushtuar kompetencat dhe rolin e Gjykatës Kushtetuese;
• Futjen në ngërç kushtetues të zgjedhjeve të pjesëshme dhe minimin e legjitimitetit të tyre;
• Marrjen e kompetencave të sistemit gjyqësor dhe pengimin e juridiksionit për të kundërshtuar vendime të Këshillit të Ministrave;
• Mungesën e paanësisë dhe integritetit, duke u nënhtruar ndaj autoritetit të Kryeministrit dhe cenimin e ekuilibrit të pushteteve;
• Cënimin e garancive kushtetuese të funksionarëve të zgjedhur vendor;
• Ndërhyrjen në autonominë kushtetuese të qeverisjes vendore;
• Uzurpimin e kompetencave të Gjykatës Kushtetuese për të caktuar juridiksionin e shqyrtimit të pajtueshmërisë së VKM me Kushtetutën.
Sipas PD-së, presidenti ka futur në ngërç kushtetues zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, ka marrë kompetencat e gjyqësorit, ka shfaqur anësi dhe ka lejuar ushtrimin e pushteteve në mënyrë të paligjshme, duke prishur ekuilibrin e kontrolleve të pushtetit dhe uzurpuar kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.
Bardhi:
Ju bëj me dije se në emër të grupit parlamentar të Partisë Demokratike kemi dorëzuar sot në Kuvendin e Shqipërisë, kërkesën për fillimin e procedurës parlamentare për shkarkimin nga detyra të presidentit të Republikës Bajram Begaj, për shkelje të rënda, në mënyrë të vazhdueshme të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.
Kërkesa u ishte argumentuar gjerësisht në një material voluminoz, ku analizohen së bashku edhe provat përkatëse të gjitha shkeljet e kryera të presidentit të Republikës, të cilat i çmojmë se kanë cenuar rendin kushtetues në Republikën e Shqipërisë.
Po ashtu, ne jemi të bindur se zoti Begaj nuk mund të vazhdojë më të jetë de jure kryetar i shtetit dhe përfaqësues i unitetit të popullit, funksion që, në fakt, de facto e ka humbur prej shumë kohësh.
Pas një analize shteruese të provave, faktëve, Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, legjislacionit të brendshëm, jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, kemi arritur në konkluzionin se presidenti i Republikës Bajram Begaj ka konsumuar 7 shkelje kushtetuese të rënda në kuptim të nenit 90, pika 2 e Kushtetutës.
Presidenti ka konsumuar 7 shkelje kushtetuese të rënda. Konkretisht, shkelje të rënda dhe të përsëritura të Kushtetutës nga ana e Presidentit janë: dekretimi antikushtetues i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës; ndërhyrja brutale tek kompetencat e pushtetit vendor; zhveshja e Gjykatës Kushtetuese në 35 vite demokraci.
Presidenti i Republikës Bajram Begaj, në këtë shkelje të evidentuar nga ne, ka kryer shkelje të Kushtetutës. Ai ka futur në ngërç kushtetues zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës, duke shkaktuar konfuzion te zgjedhësit. Ka marrë kompetencat e gjyqësorit, duke përdorur juridiksionin. Ka shfaqur anësi dhe ka lejuar ushtrimin e pushteteve. Ka prishur ekuilibrin e kontrolleve të pushtetit. Ka ndërhyrë në mënyrë të drejtpërdrejtë në autonominë kushtetuese. Ka uzurpuar kompetencat e Gjykatës Kushtetuese.
© SYRI.net