Afera e Inceneratorëve, ku shkuan paratë/ Qyno: Hetimet - Dumani nuk bëri asgjë për veprën fantazmë në Tiranë...

Afera e Inceneratorëve, ku shkuan paratë/ Qyno: Hetimet - Dumani nuk bëri asgjë për veprën fantazmë në Tiranë...

10:15, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në syri tv gazetari investigativ Elton Qyno ka shtruar një pyetje të thjeshte se ku është inceneratori i Tiranë, duke shigjetuar SPAK-un që nuk ka kryer asnjë hetim për një investim fantazme.
 
Gazetrai Qyno duke dhënë komentet e tij për seancën e pyetjeve të Dumanit nga Komisioni i ligjeve tha se Dumani erdhi për të goditur aferën e inceneratorit të Tiranë por që deri sot, “nuk kemi asnjë vendimmarrje përveç një vendimmarrje për sa i përket sekuestrimit të aseteve të kompanisë që ka fituar të drejtën koncesioneve për të ndërtuar inceneratorin e Tiranës”, që në fakt nuk ekziston askund.
 
Elton Qyno:
Altin Dumani erdhi edhe me idenë që po godet inceneratorin e Tiranës. Jemi në një situatë ku inceneratori i Elbasanit, ka përfunduar procesi hetimor dhe gjyqësor ku janë dënuar disa nga zyrtarët e lartë dhe anëtarët e komisionit të vlerësimit të ofertave. Ndërkohë që kemi edhe të njëjtën strategji edhe tek inceneratori i Fierit.

Ndërsa për sa i përket inceneratorit të Tiranës, nuk kemi asnjë vendimmarrje përveç një vendimmarrje si të thuash të suksesshme për sa i përket sekuestrimit të aseteve të kompanisë që ka fituar të drejtën koncesioneve për të ndërtuar inceneratorin e Tiranës dhe nuk kemi as edhe një arrestim, qoftë nga ministria e Ekonomisë, qoftë nga Ministria e Mjedisit por qoftë edhe nga Bashkia e Tiranës, për sa i përket procedurave koncesionare që janë marrë për ndërtimin e këtij inceneratori. Pavarësisht se kontrata skadon në vitin 2026 në mos gaboj. Sot e kësaj dite nuk kemi një themel. Nuk kemi një gur themeli pikërisht në këtë incinerator. Pavarësisht se Bashkia e Tiranës, pavarësisht se qeveria vazhdon të paguajë me lekë tek koncesionari me qëllim ndërtimin e këtij inceneratori, çuditërisht  aty është një lëndinë e gjerë me bar dhe nëse ti shkon dhe kontrollon ku është inceneratori…Pra ka një problem se ku është inceneratori se lekët paguhen për inceneratorin.

Nuk ke një gropë, nuk ke një karabina. Çdo qytetar të shkojë, le më një prokuror, por çdo qytetar të shkojë nuk e gjen dot ku është gjurma e ndërtimit të inceneratorit se nuk ekziston. Pavarësisht se faturat çdo muaj priten dhe paguna.

Ndërkohë që këta morën një vendim për sekuestro, për bllokim, me qëllim që këto lekë ti kalojnë, zyrës, agjencisë së administrimit të pronave të sekuestruara, por që këto leke i kalojnë zyrës tani. Po inceneratori kur do të ndërtohet. Se në emër të qytetarëve është lidhur një kontratë me koncesionarët për ndërtimin e këtij inceneratori me qëllim mbledhjen e mbetjeve urbane dhe pastrimin e qyteteve dhe ndërkohë që s’ka as edhe një masë.

Pastaj kalojmë tek çështjet e tjera, ishte 5 orë seancë, dhe madje shumë deputetë ngelën pa bërë edhe pyetjet, dhe besoj se do të jetë akoma një seancë më e gjatë kur zotëria në fjalë do të arrijë atë prridhën e parashikimit të seancës parlamentare sepse do të duhet të paraqesë raportin vjetor në Kuvendin e Shqipërisë. Pra do të jetë akoma më e vështirë dhe do tu përgjigjet jo vetëm anëtarëve të komisionit të ligjeve por do ti përgjigjet gjithë Kuvendit, 140 deputetë.

Ka edhe çështje të tjera të cilat dashur pa dashur kishin një karakter politik dhe dashur pa dashur e nxorën nga situata institucionale duk e kthyer në një njeri normal….se atë punë ka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco