Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, e lidh procesin e integrimit europian të Shqipërisë me skemat e pastrimit të parave të krimit të organizuar nga kryeministri Rama. Në një intervistë në emisionin e mëngjesit ‘kafe Shqeto’ në SYRI TV, Balliu theksoi se në vend ka një blerje masive pronash në bregdet dhe qytete, ku ekonomia e drogës po injektohet drejtpërdrejt në tregun imobiliar.
Balliu deklaron se nuk bëhet fjalë për zhvillim ekonomik, por për një sistem tërësisht të kapur nga interesat kriminale. Ai sjell si argument edhe raportin e DASH, duke theksuar se investitorët e huaj po shmangin Shqipërinë për shkak të mungesës së një tregu të pastër dhe rritjes së pasurisë së lidhur me krimin.
KLEVIS BALLIU: Ka blerje masive të pronave, kryesisht në bregdet dhe më pas në qytet. Po të shikoni, edhe Edi Rama integrimin e Shqipërisë në BE e ka prapë në funksion të pastrimit të parave, e ka një mashtrim sepse ajo dihet që Shqipëria nuk integrohet duke ditur që ka një kryeministër që ka hall si të pastrojë paratë krimi i organizuar dhe si të marrin mbrapsht ato investime që kanë bërë.
Kryeministri ka hall se si të marrin kartelet investimet mbrapsht, nuk ka hall që të bëjë ekonomi për qytetarët, që çiftet e reja të kenë një shtëpi e të kenë një ekonomi tregu të vërtetë. Dhe qytetarët që na ndjekin, kjo nuk është një çështje që e them unë apo PD, mjafton të lexosh raportin e DASH.
Arsyeja kryesore që investitorët e huaj nuk vijnë në Shqipëri, është pikërisht injektimi me ekonominë e drogës në ekonominë shqiptare. Pra, në këtë investim të këtyre agjencive të cilat kanë goditur dhe agjencitë imobiliare që janë të drejta, të sinqerta. Nuk ka si të ekzistojë një treg ku shitet një dyqan 30 mijë euro metri katror në një vend ku është rroga 400 mijë lekë të vjetra. Ku bën sens kjo. Në asnjë vend të botës nuk bën sens. Në moment që e shkatërron ekonominë, çfarë do të prodhojë ajo? Kriminalitet...
As më tepër kur ti ke një qeveri që është e investuar në rritjen e pasurisë së krimit sepse aty ka pjesën e vet Rama. Po të shikoni disa javë më para, Rama prezantonte një agjenci imobiliare, që do vinte kjo agjenci dhe do të bënte namin e do ti blinte të gjitha.
© SYRI.net