Abilekaj ironizon Ramën: Në Ballkan ka qeveri që bëjnë propagandë, ngrenë fasada, ka dhe qeveri që marrin investime

Abilekaj ironizon Ramën: Në Ballkan ka qeveri që bëjnë propagandë, ngrenë fasada, ka dhe qeveri që marrin investime

08:20, 15/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Analisti Enton Ablilekaj ka reaguar më një shënim në faqen e tij në facebook duke ironizuar me propagandën dhe sjelljet e Edi Ramës.

“Von der Leyen jep lajmin e madh se dy fabrika të mëdha të Inteligjencës Artificiale do investohen nga BE në Ballkan, një në Serbi dhe një në Maqedoninë e Veriut”, shkruan Abilekaj duke shigjetuar edhe mungesën ne këto vende të një Ministreje si “Diella”.

Postimi:

Organizon Konferencën për Investimet e BE ne Ballkanin Perëndimor me paratë tona. Mundohet të fusë një fjalim të Diellës po nuk i ecën. Pastaj del Von der Leyen dhe jep lajmin e madh se dy fabrika të mëdha të Inteligjencës Artificiale do investohen nga BE në Ballkan, një në Serbi dhe nje në Maqedoninë e Veriut. Ata nuk kanë ministre me Inteligjencë Artificiale.

Ne Ballkanin Perendimor ka qeveri qe bejne propagande dhe ngrene fasada, ka dhe qeveri qe punojne dhe marrin investimet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco