VIDEO/ Belind Këlliçi: Të gjitha institucionet nën varësinë e Belinda Ballukut janë nën hetim

22:13, 14/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ishte i ftuar në emisionin ‘A Shoë’ me Adi Krastën në SYRI TV.

Gjatë bisedës, Këlliçi bëri të ditur se drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, pranoi se ‘të gjitha institucionet dhe drejtuesit nën varësinë e Belinda Ballukut janë nën hetim.’

Sipas tij, afera korruptive e ‘Eco Parkut’ në Durrës, ku janë vjedhur të paktën 12 milionë euro, është drejt përfundimit.

‘Afera korruptive e ’Eco Parkut’ në Durrës ku janë vjedhur të paktën 12 milionë euro, është drejt përfundimit.

‘Pranimi që institucionet kryesore në varësi të zv/kryeministres Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë të gjithë nën hetim.

Pranimi që institucionet kryesore në varësi të zv/kryeministres Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, janë të gjithë nën hetim.’, tha Këlliçi në SYRI TV.

Deputeti shtoi se kallëzimet e Partisë Demokratike dhe grupit të saj parlamentar tashmë janë regjistruar dhe janë çështje nën hetim.

Ai u shpreh: ‘Sot për herë të parë ka dhënë një pamje tjetër të një institucioni që deri më tani ka pasur shumë pikëpyetje, që është ministria e Infrastrukturës, që praktikisht të gjithë titullarët janë nën hetim për korrupsion, për vjedhje.’

Këlliçi foli edhe për projektet e mëdha infrastrukturore.

‘Është pranuar hetimi për tunelin e Llogarasë, 50 mln euro, është lënë e hapur mundësia që ryshfeti që ka shkuar në këtë aferë, të jetë përdorur për të nxjerrë nga skema, një aksionerët e aeroportit të Vlorës, aty ku po bëhet edhe një cenim për sigurinë kombëtare e ndërkombëtare të Shqipërisë, për shkak se jemi një vend anëtar i NATO-s. Ju keni parë në 24 orët e fundit, debatet e shtuara mes aksionerëve që janë pjesë e kompanisë që ka fituar këtë projekt dhe teorikisht duhej të kishte nisur operimin aeroporti i Vlorës që muaj më parë.’

Deputeti i PD-së përmendi se çdo projekt nën varësinë e zv/kryeministres është i hetuar:

‘Duke thënë këtë, çdo projekt sot nën varësinë e zv/kryeministres është nën hetim, dhe sigurisht personi kryesor në të gjitha këto, të jetë Belinda Balluku që në këtë rast paska ngrënë dhe ajo fiq e kumbulla pas kurrizit të Ramës dhe sigurisht është Edi Rama pas së gjithave.’, tha ndër të tjera Belind Këlliçi gjatë bisedës në ‘A Show’ në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco