‘Bashkëjetesa’ mes politikës e trafikantëve të drogës/ Akademiku Ndreca: Megalomania e Ramës, e toleroi...

21:43, 14/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Për akademikun Ardian Ndreca, ndryshe nga sa po ndodh në botë me përmbysjen e së majtës, e kundërta po ndodh në Shqipëri. I ftuar në emisionin A Show në Syri Tv, Ndreca tha se në botë ka një thyerje të së majtës, porse në vendin tonë qëndron, dhe kjo shihet përmes disa sjelljeve ekstremiste.

I pyetur nëse ka një formulë për të ndryshuar këtë realitet, akademiku Ndreca thotë se edhe ajo masë gri, tashmë është defaktorizuar, me humbjen e orientimit dhe shpresës, duke u pasqyruar qartë në plakjen e popullsisë,  nga një komb i ri që kemi qenë dekadë më parë.

Sipas Ndrecës, njerëzit kanë ikur pasi nuk ka më shpresë, dhe zgjedhjet e fundit e treguan më së miri se në Shqipëri nuk ka një spirale shprese.

Por me shqetësim, Ndreca vëren përdorimin e politikës nga trafikanëtët e narkotikëve për arritjen e qëllimeve të tyre.

Kjo sipas tij, krijon një venitje dhe kalbje të vendit dhe institucioneve shtetërore, pasi trafikantët nuk kanë as ide dhe paqe, porse janë vetëm grabitës të jetës së qytetarëve.

Madje thekson akademiku Ndreca, megalomania e Ramës, e ka shtyrë këtë të fundit, të tolerojë një gjë të tillë.

E majta ka gabuar në gjithë këto vite. Ka vënë në qendër gjera dytësore pa rëndësi, hyn edhe pjesa Wolk. Ndryshe nga Evropa i përcakton njerëzit në bazë të diskriminimeve. Kjo thyerje e së majtës, vetëm në Shqipëri qëndron, ka sjellë edhe këto lëvizjet ekstremiste. Narracionet e forta ka rënë, ka ekstreme dhe ekstremista. Edhe në Shqipëri ka, psh duan të vendosin dënime të përjetshme për djegiet e pyjeve. Ne kemi mbetur të zhgënjyer, shek.20 na ka shtaktërruar në ekstremizëm. Kemi përjetuar një dikaturë jo njerëzore, kaukaziane. Rruga e mesme është e artë, demokracia është e zgjedhur. Ajo rinovohet, diktatura nuk rinovohet. Demokracia ka rotacion.

Po të kisha një formulë, do ua jepja në mënyrë solemne. S’kam një formulë, masa në të vërtete s’është gri, është defaktorizuar, ka humbur orientimin, shpresën. Kemi qenë më herët një komb i ri, sot jemi plakur. Njerëzit kanë ikur, ky s’është regjim shtypës i Ramës. Kanë ikur për të pashpresën. Këtij ‘Skëndërbeut’ këtu i kanë ikur para se të vdesë. Momenti kaotik që do të lindë diçka e re, s’ka ardhur ende. Zgjedhjet e fundit kanë qenë dështim e të dëshpëruara, s’po shoh spirale drite për një shpresë konkrete.

Politika ndonjëherë, në mënyrë dritëshkurtër mendon se ka avantazhe të të ‘mirave’ që vijnë nga bota e krimit, lëndëve narkotike. Askund s’ka ndodhur që politika t’i ketë përdorur, por e kundërta. Zvenitje dhe kalbje e vendit dhe institucionit. Janë në gjendje të blejnë shtetin këto shoqata. Kemi parë ministra e funksionarë që janë blerë nga këto persona. S’kanë as ide, as idenë e paqes, janë grabitës dhe jetës së peronave. Ndërtojnë makinerinë dhe industrinë që mbijetojnë, e përmes kësaj blejnë politikën. Rama, megalomania e tij e ka shtyrë të tolerojë një gjë të tillë.

Shtatori është muaji i korrjes së kanabisit, s’flitet për asnjë bimë e rrënjë më. Tashmë s’flitet më, ka dalë nga moda. Është një grupim tejet i fuqishëm, një demokraci e tillë s’qëndron në këmbë kur i është dorëzuar krimit të narkotikëve. Për rrezikun që përfaqësojnë për një shtet të vogël si Shqipëria me buxhet të vogël, janë vdekja, fundi. Por s’ka një reagim, budallallëku e ka ph neutron. Jemi në pjesën e mesme thonë njerëzit, po e tolerojmë këtë gjendje. Jemi në një pozicion shtirë të mbaruar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco