Diplomati Agim Nesho, i ftuar në Çim Peka Live në SYRI TV, ka folur për vendimin e sotëm të Gjykatës Kushtetuese, e cila ka pezulluar dekretin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj, për zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit për Bashkinë e Tiranës.
Sipas Neshos, ‘Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të drejtë pasi ishte në shkelje të hapur të Kushtetuës vendimi i presidentit’.
‘Ishim para një momenti që kjo Gjykatë Kushtetuese, ose do të pranonte hapur turpin, pasi Rama i sfidoi hapur. Arroganca dhe prepotenca e Ramës që është i gjithë shkaktari i të gjithë këtij çrregullimi dhe gjendje në Shqipëri, noterizimi i presidentit si një ushtar i mirë që do t’i bëjë qejfin shefit të tij, por nuk ka asnjë përgjegjësi për të mbrojtur Kushtetutën në rolin që ka’, u shpreh Nesho.
Nesho: Është një republikë qesharake. Këtu i ka kapur të gjitha. Është një autokraci legjislative. Rama i bën zgjedhjet që të thotë jam akoma në demokraci pavarësisht se zgjedhjet janë farsë. Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim të drejtë pasi ishte në shkelje të hapur të Kushtetuës vendimi i presidentit. Ishim para një momenti që kjo Gjykatë Kushtetuese, ose do të pranonte hapur turpin, pasi Rama i sfidoi hapur. Arroganca dhe prepotenca e Ramës që është i gjithë shkaktari i të gjithë këtij çrregullimi dhe gjendje në Shqipëri, noterizimi i presidentit si një ushtar i mirë që do t’i bëjë qejfin shefit të tij, por nuk ka asnjë përgjegjësi për të mbrojtur Kushtetutën në rolin që ka.
Relatorja e Gjykatës Kushtetuese, Sonila Bejtja, dua ta lavdëroi, me të drejtë ka mbajtur një qëndrim me integritet dhe profesionalizëm, ku në këtë rast ka reaguar brenda afateve.
© SYRI.net