Nga Denisa Vata
Në 9 nëntor, zgjedhim dinjitetin, jo pushtetin për pushtet.
Partia Demokratike mbështet kandidaturën e Avokat Eduart Brahilika për kryetar të Bashkisë Mat.
Një njeri me përvojë të gjatë në administratën vendore, njohës i mirë i ligjit dhe i problemeve të përditshme të qytetarëve.
Një i djathtë me bindje, konservator në vlera, qytetar i rregullt dhe familjar shembullor.
Si avokat, Eduart Brahilika ka mbrojtur gjithmonë qytetarët, të drejtat dhe zërin e tyre përballë padrejtësive. Ai i njeh hallet e njerëzve, sepse ka qenë për vite pranë tyre, jo mbi ta.
Ka parë nga afër si shpërdorohet pushteti, si përdoren institucionet për interesa personale, dhe ka zgjedhur të jetë në anën e atyre që kërkojnë drejtësi dhe dinjitet.
Eduart Brahilika përfaqëson atë që shumë matjanë kanë kërkuar prej vitesh:
një njeri të ndershëm që nuk e sheh zyrën si pronë personale;
një administrator që respekton njerëzit, jo që i përdor;
një përfaqësues që i flet qytetit me moral, jo me arrogancë.
Kjo garë nuk është mes partive, por mes dy mënyrave të të kuptuarit të pushtetit.
Ka nga ata që pushtetin e shohin si mjet për përfitim personal,
dhe ka nga ata që e shohin si mision për t’i shërbyer komunitetit.
Eduart Brahilika është në këtë të dytën ,te njerëzit që nuk kanë nevojë të mburren për moralin, sepse e jetojnë atë çdo ditë.
Matit i duhet një kryetar që ngre kokën e qytetit, jo që e turpëron.
Një kryetar që bashkon njerëzit rreth punës dhe respektit, jo rreth interesave.
Një njeri që vjen nga qytetarët, dhe di të dëgjojë para se të vendosë.
Në 9 nëntor, të gjithë ata që duan t’i kthejnë besimin, respektin dhe dinjitetin bashkisë sonë, le ta mbështesin me votë të lirë dhe të ndërgjegjshme Eduart Brahilikën.
Sepse Mati meriton më shumë.
Mati meriton një njeri që përfaqëson vlerat, jo veset.
Një njeri që e bën qytetin të ndjehet krenar, jo peng.
© SYRI.net