Gjinaj: Dhjetëra mijëra dosje flenë në gjykatën e Apelit, gjyqtarët diskutojnë vetem çështje të sigurisë

20:27, 09/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjykatës, Këshilli i Lartë i Gjyqësorit mblodhi këtë të enjte gjyqtarë nga e gjithë Shqipëria për të diskutuar mbi masat e sigurisë dhe problemet e funksionimit të sistemit gjyqësor. Mbledhja u zhvillua me dyer të mbyllura dhe u fokusua në mënyrë kryesore mbi personelin dhe infrastrukturën e gjykatave.

Gazetari i Syri TV, Fation Gjinaj, komentoi për mediat se gjatë mbledhjes nuk u theksuan kërcënimet që vijnë nga politika, media apo 'juristët e vetëshpallur', por u diskutua kryesisht për çështje të detyrektoreve, agjentëve të policisë dhe numrit të personelit të sigurisë.

“Sot në mbledhje u fol vetëm për detektore, për agjentët e policisë, për numrin që duhet të ketë dhe që nuk duhet të ketë. U diskutua pak për kërcënimet që vijnë nga politika, media apo juristët e vetëshpallur,” tha Gjinaj.

Ai shtoi se një nga shqetësimet kryesore mbetet numri i lartë i dosjeve të pazgjidhura në Gjykatën e Apelit dhe mungesa e veprimeve konkrete për përmirësimin e funksionimit të gjyqësorit.

Gjinaj nënvizoi gjithashtu se disa nga propozimet e prezantuara gjatë mbledhjes, veçanërisht ato që lidhen me kushtet e sigurisë, duhet të diskutohen më tej nga ekspertë të specializuar dhe nuk duhet të vendosen menjëherë nga vetë gjyqtarët.

Gjinaj:

Sot në mbledhje u fol vetëm për detektore, u fol për agjente policie, sa duhet të jetë numri sa s’duhet të jetë, u fol në mënyrë periferike për kërcënimet që vijnë nga politika, nga media, nga juristët e vetëshpallur do thoshte Sokol Sadushi.
U fol numrin e punonjësve të sigurisë, marrëdhënien që duhet të ketë institucionale…

Më bëri përshtypje dhe zuri vend, të paktën në atë çfarë unë perceptova gjatë ditës së sotme, fjala e kryetarit të gjykatës së shkallës së parë për korrupsionin dhe krimin e organizuar, Erion Bani, i cili në fjalën e tij në pjesën dërrmuese të saj e kishte të përgatitur fjalimin mbi pikat që kanë të bëjnë me masat që duhen marrë. Në fund u miratua, në fakt, në parim një pjesë e emër e propozimeve të tyre që kishin të bënin me kushtet e sigurisë, por kjo është një çështje që do të diskutohet nga ekspertë, nuk diskutohet në këndvështrimin tim nga vetë palët që janë të prekshme apo të cenueshme.

Ato çka unë do të doja të dëgjoja sot janë se pse flenë me dhjetëra e mijëra dosje në gjykatën e Apelit.

Unë pashë disa drejtues institucione që flisnin si teknike, kishin nota natyrisht të zgjedhura fjalesh për të thënë, por në praktikë dhënë atë çka pritet të ndodhe, unë nuk shoh ndonjë gjë që mund të ndodhe.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco