Pas pezullimit të zgjedhjeve të pjesshme të 9 nëntorit për Bashkinë Tiranë nga Gjykata Kushtetuese, Partia Socialiste ka sfiduar vendimin, i cili rrëzoi dekretin e presidentit Bajram Begaj.
Burime për mediat bëjnë me dije se pavarësisht vendimit të gjykatës, strukturat e PS në Tiranë po udhëzohen që vazhdojnë punën si normalisht.
Në një mesazh që u ka mbërritur strukturave thuhet se nuk ka anulim të zgjedhjeve por vetëm “pezullim të dekretit dhe se vendimi përfundimtar i Gjykatës për Veliajn do merret më 31 tetor.
“Sikurse u theksua edhe mbrëmë, vendimi i sotëm nuk i prek zgjedhjet e 9 nëntorit. Vendimi përfundimtar i Gjykatës do të jepet më 31 tetor. Vazhdoni punën, ju rikujtoj për takimet e sotme sipas orareve dhe grupeve përkatëse”, mësohet se ka njoftuar PS strukturat në Tiranë.
© SYRI.net