Vendimi i Kushtetueses për Tiranën/ Koka: Nesër do kuptojmë nëse jetojmë në një shtet normal apo jo

18:35, 09/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Bledian Koka është shprehur në emisionin ‘Task-Forcë’ në SYRI TV se konferenca për shtyp e kryetarit të KQZ-së, e parashikuar të mbahet nesër në orën 10:30, do të jetë momenti kur publiku do të kuptojë nëse ‘ky shtet funksionon normalisht’ apo jo.

Sipas Kokës, ka dy skenarë: ose kreu i KQZ-së do të respektojë vendimin e Kushtetueses dhe ligjin “të shkruar e zezë në të bardhë”, ose do të vijojë procesin zgjedhor sikur asgjë nuk ka ndodhur.

Bledian Koka: Nga sot deri nesër në orën 10:30 do të kuptojmë nëse ky shtet është normal ose jo vetëm pasi kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ka njoftuar konferencë për shtyp do të japë deklaratën.

Sepse këtu edhe mund të çmenden, sepse kryetari i komisionit qendror të zgjedhjeve mund të thotë që ne vazhdojmë punën dhe të shohim si...ose do të lexojë ligjin siç është i shkruar e zezë në të bardhë. Zgjedhje më 9 nëntor me këtë vendim edhe me pranimin e Begajt për vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk do të ketë dhe nuk mund të ketë.

Dekreti i Presidentit të Republikës ishte për 6 bashki, përfshirë dhe Tiranën. Ku dekret që është pezulluar sot përfshin edhe këto 6 bashki?

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco