Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që sipas tij, diskreditoi plotësisht Presidentin e Republikës. Në një postim në rrjetin social X, ai e quan Presidentin ‘klloun në Presidencë’ dhe ‘ushtar i Edi Ramës’, duke theksuar se nëse do kishte pak dinjitet, duhet të jepte dorëheqjen menjëherë.
Sipas Bardhit, shkelja e Kushtetutës nga Presidenti është më e rëndë se çdo tjetër në 35 vitet e fundit.
REAGIM I KRYETARIT TË GRUPIT PARLAMENTAR TË PD, GAZMENT BARDHI
Kllouni në Presidencë u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik, duke u shpallur me vendim të Gjykatës Kushtetuese si ushtar i Edi Ramës.
Nëse do kishte një grimcë dinjiteti sot do kishte dhënë dorëheqjen. Shkelje më të rëndë të Kushtetutës nuk ka kryer kurrë asnjë President në këto 35 vjet.
Kllouni në Presidencë u diskretitua sot në sytë e gjithë opinionit publik, duke u shpallur me vendim të GJK si ushtar i ER. Nëse do kishte një grimcë dinjiteti sot do kishte dhënë dorëheqjen. Shkelje më të rëndë të Kushtetutës nuk ka kryer kurrë asnjë President në këto 35 vjet. pic.twitter.com/tGwp6Jfz8h
© SYRI.net