Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK

Publikohet lista përfundimtare e kandidatëve për drejtues të SPAK

16:31, 09/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka bërë publike sot listën përfundimtare të kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Sipas njoftimit zyrtar, pas përfundimit të afatit për dorëzimin e dokumentacionit dhe marrjes në konsideratë të kohës së pritjes përmes shërbimit postar, katër prokurorë kanë paraqitur zyrtarisht kandidaturën e tyre. Ata janë: Klodian Braho, Elvin Gokaj, Doloreza Musabelliu dhe Adnan Xholi.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë thekson se do të vijojë punën në përputhje me ligjin, duke garantuar një proces transparent, të drejtë dhe të bazuar në parimin e meritës.

Ky proces pritet të tërheqë vëmendje të gjerë publike, pasi drejtuesi i ri i SPAK do të ketë një rol kyç në luftën kundër korrupsionit në nivelet e larta dhe krimit të organizuar në vend.

Njoftimi zyrtar:

Lidhur me listën e kandidatëve që kanë shprehur interes për pozicionin e Drejtuesit të SPAK

Tiranë, 9 tetor 2025 – Në vijim të procedurës për përzgjedhjen e Drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), njoftojmë se, në përfundim të afatit zyrtar dhe kohës së pritjes për depozitimin e dokumentave nëpërmjet shërbimit postar, pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë kanë depozituar shprehjen e interesit për këtë pozicion prokurorët si më poshtë vijon:

* Klodian Braho
* Elvin Gokaj
* Doloreza Musabelliu
* Adnan Xholi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco