Vendimi i Kushtetueses, Berisha: Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë garën në 5 bashkitë e tjera

15:29, 09/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga selia e PD-së, Kryetari Sali Berisha deklaroi gjatë ditës së sotme , se forca politike që ai drejton është e gatshme të vazhdojë garën në 5 bashkitë e tjera.

Deklarata u bë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila pezulloi ditën e sotme dekretin e Presidentit Bajram Begaj për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë. 

Pyetje: Duke qenë se për Bashkinë e Tiranës do të keni pak më tepër kohë, për bashkitë e tjera ka nisur përgatitjet PD?

Sali Berisha: Ne nuk kërkuam asnjë ditë, asnjë orë kohë edhe për bashkinë e Tiranës. Ishim të përgatitur, motorët po ndizeshin, kandidati po bënte përgatitje të ethshme, por natyrisht vendimi i Kushtetueses mirëpritet nga çdo qytetar i vendit, sepse pa Kushtetutë, pa kushtetueshmëri vendi nuk ka të ardhme.

Kështu që me të gjitha bashkitë e tjera ne jemi të gatshëm. Kandidatët janë shpallur, janë edhe ata kandidatura intelektualësh, biznesmenësh, mjekë, të pavarura, por që do të kenë mbështetjen e plotë të PD dhe koalicionit tonë.

Vendimi i Kushtetueses erdhi pasi, Erion Veliaj ankimoi vendimin e shkarkimit të tij si kryebashkiak i Tiranës si dhe dekretin e Begajt për zgjedhjet. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco