Nënkryetari i Këshillit të Tiranës, Dorjan Teliti, thotë se kryeqytetit i nevojitet një kryebashkiak që ecën krah qytetarëve dhe jo që shkel mbi ta.
Përmes një statusi në rrjetet sociale, Teliti thotë se Florjan Binaj, është pikërisht zëri dhe drejtuesi që i duhet sot Bashkisë Tiranë.
‘Tani ai ka vendosur të bëjë një hap më tej — për ta kthyer zërin e qytetarëve në vendimmarrje’, shkruan Teliti.
‘Unë besoj se Flor Binaj do të sjellë në Bashkinë Tiranë atë që na ka munguar prej kohësh: sinqeritetin, transparencën, përgjegjësinë dhe përkushtimin ndaj njerëzve’, përmbyll mesazhin tij në rrjetet sociale, Dorjan Teliti.
Statusi
Tirana ka nevojë për një kryebashkiak që ecën me qytetarët, jo mbi ta. Suksese Flor!
Në Tiranën tonë që rritet çdo ditë, mes zhurmës, problemeve dhe shpresave të njerëzve të zakonshëm, kemi nevojë për një kryebashkiak që e njeh qytetin, që ndjen ritmin dhe njeh problemet e tij. Dhe Flor Binaj është pikërisht zëri dhe drejtuesi që i duhet sot bashkisë Tiranë.
E kemi njohur Florin jo vetëm si artist që na ka bërë të qeshim, por edhe si qytetar aktivist që ka folur hapur për padrejtësitë, pa frikë e pa ndrojtje politike. Kush e njeh Florin e di mjaft mirë që ai rrezaton ndershmëri, energji dhe dashuri për këtë qytet.
Tani ai ka vendosur të bëjë një hap më tej — për ta kthyer zërin e qytetarëve në vendimmarrje.
Unë besoj se Flor Binaj do të sjellë në bashkinë Tiranë atë që na ka munguar prej kohësh: sinqeritetin, transparencën, përgjegjësinë dhe përkushtimin ndaj njerëzve.
Suksese Flor #bashkëpërndryshimin për një Tiranë europiane
© SYRI.net