VIDEO/ Rritja e çmimit të ujit, jep dorëheqjen nënkryetarja e bashkisë së Tiranës

VIDEO/ Rritja e çmimit të ujit, jep dorëheqjen nënkryetarja e bashkisë së Tiranës

17:29, 27/07/2017
A+ Aa A-

Brunilda Paskali, ka dhënë dorëheqjen nga posti i  nënkryetares së bashkisë Tiranë.

Paskali, e cila vjen nga radhët e LSI, në një deklaratë për mediat ka njoftuar dorëheqjen. Kjo lëvizje vjen një ditë pas votimit të këshillit bashkiak ditën e djeshme ‘pro’ rritjes së çmimit të ujit.

"Jam në këtë komunikim publik për t’ju bërë me dije dorëheqjen time nga posti i Nënkryetares së Bashkisë së Tiranës.

Ky është një vendim politik i marrë duke reflektuar me përgjegjshmëri pas zhvillimeve më të fundit në Këshillin Bashkiak ku bashkëpunimi institucional i deritanishëm në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe në përmbushje të të gjitha detyrimeve që Bashkia ka ndaj tyre, u zëvendësua me partneritetin individual me dy këshilltarë që kanë vepruar në kundërshtim me qëndrimin politik të Lëvizjes Socialiste për Integrim. 

Misioni në opozitë i Lëvizjes Socialiste për Integrim, më obligon aktin e dorëheqjes si dëshmi serioziteti, përkushtimi dhe detyrimi përkrah qytetarëve që me verdiktin e tyre i kanë besuar Lëvizjes Socialiste për Integrim përmbushjen e këtij misioni të rëndësishëm.

Gjatë këtyre 2 viteve jam përpjekur të bëj më të mirën për qytetarët e Tiranës brenda kufijve të mandatit tim dhe këtë do të vazhdoj ta bëj edhe në detyra të tjera në të ardhmen.

Një falënderim i veçantë shkon për grupin e Këshilltarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim me të cilët gjatë këtyre 2 viteve kemi ndërmarrë nisma të rëndësishme në interes të qytetarëve të Tiranës.

Faleminderit!", tha Paskali.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco