U tha se do udhëtonte me 90 dollarë në ditë, kreu në ikje i bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, mbërrin në Vlorë me helikopter

14:31, 07/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut, Eric Adams, ka mbërritur në Vlorë, i shoqëruar nga një delegacion amerikan.

Vizita e tij në Shqipëri – pjesë e një turi më të gjerë në Ballkan – ka ngjallur reagime në Nju Jork, pasi kryebashkiaku në largim po kalon pothuajse një javë jashtë vendit gjatë ditëve të fundit të mandatit të tij.

Burime lokale bëjnë me dije se Adams pritet të zhvillojë takime me përfaqësues rajonalë dhe biznesmenë në Vlorë, ndërsa detajet e plota të agjendës së tij ende nuk janë bërë publike.

Ndërkohë që zyra e tij paraqiti planin për udhëtim në Shqipëri aty ishte shpjeguar se hotelet dhe udhëtimin Shqipëri do ta paguante qeveria Shqiptare. Ndërkohë që askund nuk përmendej se ai do të udhëtonte me helikopter shtetëror dhe do të shkonte nëpër vilat qeveritare. Aty thuhej se hoteli për Adams do të kushtonte 200 dollarë në Shqipëri dhe transporti me makinë do të ishte 90 dollarë në ditë. Ndërkohë që një udhëtim me helikopter nga Tirana në Vlorë duhet të kushtoj disa here më shtrenjtë. Por Edi Rama nuk kursen për miqtë e tij që akzuohen për korrupsion dhe i kujtojnë aferat e tij me McGonigal.

Mediat amerikane e kanë tallur Adams, për shkak të historisë së skandaleve mbi shpinën e tij. “Ai nuk do të fluturojë me Turkish Airlines”, shkruan gazeta NY POST, duke iu referuar faktit se Adams u korruptua nga zyrtarët turq, duke paguar mes të tjerash edhe 35 mijë dollarë bileta udhëtimesh luksi me Turkish Airlines.

LEXO EDHE: Mediat amerikane: Edi Rama fton kryebashkiakun e diskredituar të Nju Jorkut, por nuk do fluturojë me ‘Turkish Airlines’

LEXO EDHE: ‘Bomba’ e New York Times: Edi Rama është figura kyçe në aferën korruptive me McGonigal

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco