Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Shqipëria në revoltë kundër Edi Ramës

'Vendimi skandaloz'/ Saraçi: Vrasja e gjyqtarit të Apelit është bërë nga Gjykata e Lartë...

22:43, 06/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeredaktori i Syri TV, Romir Saraçi e cilëson krim shtetëror vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, duke akuzuar institucionet e drejtësisë për përgjegjësi direkte.

Në studion e ‘Çim Peka Live’, ai tha se tragjedia është pasojë e zvarritjes së pajustifikuar të një çështjeje në Gjykatën e Lartë për më shumë se 6 vite. Po ashtu, Saraçi theksoi se nëse kjo gjykatë do të kishte marrë një vendim për çështjen themelore në kohën e duhur, ngjarja e rëndë në Apel do të ishte shmangur.

Romir Saraçi: Është krim shtetëror...Vrasja e gjyqtarit është bërë nga institucionet e drejtësisë. E them me bindje të plotë këtë duke njohur të gjithë historikun dhe zanafillën e konfliktit. Duhet të sqarojmë se çështja sot në Gjykatën e Apelit nuk ishte një çështje për shqyrtimin e problematikës në themel, por ishte për anulimin e një gjobe dhe ekzekutimin e vendimit nga ana e përmbarimit, ishte duke u shqyrtuar në Apel.

Por çështja thelbësore sot është në dyert e Gjykatës së Lartë. Themeli është në Gjykatën e Lartë dhe kjo e fundit sot duhet të ishte shprehur për këtë çështje dhe po bën të paktën 6 vite që po e zvarrit. Por ajo që është më e rënda në këtë proces është që edhe për zvarritjen ka patur një tjetër vendim. Për shqyrtimin e çështjes në themel, Gjon Shkambi është ankuar për shkeljen e afateve nga Gjykata e Lartë për mos shqyrtimin, pasi sipas tij kanë kaluar 3 vite e 4 muaj. Ky ankimim për mos shqyrtim në kohë, është shqyrtuar në muajin prill. Nëse do të kishte marrë një vendim Gjykata e Lartë, nuk do të kishte ndodhur asgjë sepse do të kishte marrë një vendim themeli dhe do të ishte zgjidhur ajo gjë.

Vonesa në Gjykatën e Lartë është shkak për vrasjen e sotme. Dhe kjo është pak por e sigurt.  

Image

Pjesë nga vendimi i Gjykatës së Lartë: 

- Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë, ka një ngarkesë prej 11700 çështje.Në zbatim të nenit 482 të KPC, si gjyqtare respekton radhën e regjistrimit të çështjeve në Gjykatën e Lartë. Aktualisht gjykon çështje të vitit 2017 si dhe çështje me karakter të veçantë prioritar të viteve 2018 – 2024. Çështja për të cilën kërkohet konstatimi i shkeljes afatit të arsyeshëm, nuk përfshihet në asnjë prej këtyre kategorive, gjë që do të thotë se natyra e objektit të saj, nuk paraqet ndonjë nevojë të veçantë përshpejtimi, në raport me çështjet e tjera të regjistruara para saj në Gjykatën e Lartë.
- Gjykata Kushtetuese në vendimin nr. 46/2023, ka konstatuar shkelje të gjykimit të çështjes brenda kohës së arsyeshme të gjykimit të çështjes, për çështjen me objekt shfuqizim të vendimit të komisionit të kthimit të pronave, duke urdhëruar kolegjin civil të gjykojë çështjen brenda 6 muajve.Referuar këtij vendimi të Gjykatës Kushtetuese si dhe nenit 399 e vijues dhe 482 të KPC, nisur nga fakti se gjykimi i kësaj çështjeje në gjykatën e shkallës së parë ka filluar në vitin 2008, konstaton se ekzistojnë shkaqe të arsyeshme për përshpejtimin e gjykimit të çështjes, duke u planifikuar për shqyrtim për në datën 26 nëntor 2025. Për rrjedhojë vlerësoj se kërkesa për konstatimin e shkeljes së afatit të arsyeshëm është e pabazuar në ligj dhe duhet të refuzohet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco