Mijëra qytetarë pritet të mblidhen këtë të enjte në Tiranë në protestën e 20-të të organizuar përpara godinës së Kryeministrisë, ku do të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Protestuesit e konsiderojnë këtë tubim si një shprehje të pakënaqësisë qytetare ndaj mënyrës së qeverisjes së vendit.
Tubimi do të nisë në orën 19:00 me grumbullimin e pjesëmarrësve në Sheshi Skënderbej. Më pas, protestuesit do të marshojnë në mënyrë paqësore drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të zhvillohet pjesa kryesore e protestës.
Pritet që qytetarë nga Tirana dhe nga qytete të tjera të vendit t’i bashkohen kësaj thirrjeje qytetare. Protestuesit kanë bërë apel për pjesëmarrje sa më të gjerë, duke theksuar rëndësinë e zhvillimit të protestës në mënyrë të qetë, paqësore dhe demokratike.
Kjo protestë vjen në vazhdën e një serie tubimesh të organizuara gjatë muajve të fundit, ndërsa pjesëmarrësit synojnë dorëheqjen e padiskutueshme të Edi Ramës.
© SYRI.net