Lajmi i fundit

LIVE/ Dita e 20-të e protestës qytetare, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

'Rezoluta e PE, një ultimatum i qartë'/ Muçollari: Protesta i hoqi Ramës armën e tij më të fortë, propagandën

18:27, 19/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

I ftuar në emisionin “Syri Digjital” në Syri TV, nën moderimin e Bled Markut, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Grigels Muçollari, komentoi rezolutën e fundit të Parlamentit Europian lidhur me çështjet e Zvërnecit dhe Nartës, si dhe zhvillimet politike në vend.

Sipas Muçollarit, vetë kryeministri Edi Rama ka pranuar të vërtetën përmes reagimeve të tij, duke treguar, sipas tij, një shqetësim të madh për përmbajtjen e rezolutës. Ai theksoi se dokumenti i miratuar nga Parlamenti Europian ishte “më i qartë se drita e diellit” dhe trajtonte në mënyrë konkrete rastet e Zvërnecit dhe Nartës.

Ai vlerësoi se përtej aspektit teknik, rezoluta përmbante edhe një mesazh të qartë politik. Sipas tij, dokumenti përmendte tekstualisht protestat masive, duke legjitimuar të drejtën e protestuesve dhe duke i konsideruar ata si palë interesi në proces.

Duke folur për protestat, Muçollari i cilësoi ato si një “revolucion paqësor”, i cili sipas tij po ndryshon psikologjinë e qytetarëve dhe po rikthen besimin se ata mund të ndikojnë vetë në fatin e tyre.

Sipas Muçollarit, suksesi i protestës është një domosdoshmëri për të rivendosur marrëdhënien mes pushtetit dhe qytetarit. Ai argumentoi se vetëm përmes suksesit të saj mund të arrihet dorëheqja e kryeministrit, zhvillimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme dhe krijimi i një qeverie teknike.

Muçollari deklaroi gjithashtu se kryeministri Rama po shfaq shenja paniku përballë protestës, duke e lidhur këtë me humbjen e efektivitetit të propagandës, të cilën e cilësoi si armën më të fortë të qeverisë.

Muçollari:

Në fakt të vërtetën ai e ka thënë Rama. Që në momentet e para duke parë sforcot dhe përpjekjet për të krijuar çfarë ra e çfarë u ndërtua për një sy të kujdesshëm të politikës do dallonte që ka një kompleks të madh të kryeministrit. Në raport me një rezolutë që ishte më se e qartë si drita e diellit. Ishte një rezolutë që fliste konkretisht për rastin e Zvërnecit dhe rastin e Nartës.

Dhe jo vetëm kaq, por e kërkonte, në mënyrë të kushtëzuar e kërkonte menjëherë një moratorium. Kështu që, në qoftë se do themi, në sa e kam ndjekur unë politikën, është shumë e vështirë që në institucionet e Bashkimit Evropian apo gjuha evropiane për të folur të jetë kaq ultimative, sepse në përgjithësi janë shumë sugjeruese dhe më në më shumë diplomaci. Kështu që, kjo është për të shprehur të parën me sa e kam ndjekur unë politikën, por ndërkohë aty kishte edhe diçka tjetër që mbase të gjithë e kemi vënë re, por mund të mos e kemi shprehur aq sa duhet. Kishte mesazh politik të qartë, që do të thotë përveçse të themi rezolutës, pjesës teknike ku fliste për një çështje të caktuar, mesazhi politik brenda në rezolutë fliste për protesta masive.

Tekstualisht, protesta masive, të cilat çfarë do të thotë? Legjitimonte të drejtën e protestuesve për të çuar... i kishin quajtur si palë interesi, i quajnë masive për t'i dhënë rëndësi. Dhe jo vetëm kaq, por më pas tregonte edhe një frikë të madhe të institucioneve të Bashkimit Evropian për se çfarë mund të ndodhte në periudhën në vazhdim dhe lejet që mund të jepeshin. Dhe kërkonin pikërisht një kushtëzim të fortë dhe një moratorium, që është hera e parë që e dëgjoj, që mundet të kërkojnë moratorium për sa kohë akoma nuk e kemi përafruar legjislacionin fiks.
Atëherë, ka dy elementë shumë interesantë.

E para, ky revolucion... unë do ta quaja revolucion, sepse patjetër, revolucion paqësor, pasi nuk janë thjesht protesta. Dhe një revolucion që shkon drejt ndryshimit të psikologjisë së njerëzve. Dhe nëse ka një arritje shumë të madhe, protesta anë e mbanë botës dhe ku po ngrihen qytetarët në çdo vend të botës, por dhe shumica në kryeqendrën e Shqipërisë, në Tiranë, tregon pikërisht atë revolucionin psikologjik që njerëzit besojnë dhe kanë rifituar besimin që fatin e tyre e vendosin vetë. Kanë rifituar besimin që mund të reagojnë...

Shiko, aty ka kërkesa të qarta që protestuesit ta bëjnë të qartë që ne e kuptojmë që ti i ke manipuluar. Ne jemi të qartë të gjithë që i ke manipuluar. Aty ka kërkesa të qarta dhe njerëz të cilët në momente të caktuara mund të kenë zgjedhur që të jenë konformuar me pushtetin, pasi e kanë parë të pamundur për ta mposhtur atë. Dhe në këto momente, një vit pas zgjedhjeve, një vit pas 86 mandateve të Edi Ramës, ti ke protestat më masive ndonjëherë. Që do të thotë, ndodhet një provë të mirëfilltë që vota e qytetarëve nuk është e reflektuar në vullnetin e tyre të lirë. Janë pikërisht protestat e qytetarëve tashmë të ngritura jo nga Partia Demokratike, por jo pa Partinë Demokratike.Ky është i pari i një mentaliteti të ndryshëm nga çfarë ka ekzistuar deri tani. Pikërisht kjo protestë. Prandaj suksesi është domosdoshmëri. Suksesi i kësaj proteste është domosdoshmëri.

E para për të rivendosur një marrëdhënie mes pushtetit dhe qytetarit, që do të thotë që në çdo moment, nëse protesta ka sukses të plotë, në çdo moment në qeverinë e sotme, por dhe në të ardhmen, do të kenë kujdes nga reagimi i qytetarëve. Kështu që prandaj ka një domosdoshmëri të ethshme që kjo protestë të ketë sukses dhe rezultate maksimale. Patjetër që i ka arritur disa rezultate dhe ato nuk janë të vogla, por është e nevojshme, është e nevojshme që të arrijë dorëheqjen e kryeministrit dhe zgjedhje të lira e të ndershme dhe pse jo me një qeveri teknike, pa Ramën kryeministër, ku për të parën herë të shkojmë në një palë zgjedhje, të pranuara nga palët, të jenë të lira, të ndershme dhe mund të rithemelojmë edhe atë marrëdhënien e shëndetshme mes politikës dhe qytetarëve.

Ka dalë nga binarët. Ky është paniku që rrëzon një autokrat. Në momentin që trembet dhe i bie këto instrumentat më të forta. Dhe autokracia, një nga instrumentet më të forta sot në ditët e sotme, aty ku ndodh nëpër botë, është pikërisht propaganda. Në qoftë se ti i heq atë armë, ai është mbreti i lakuriq, pastaj mund t'i bësh çfarë të duash. Kështu që, në këtë aspekt, mendoj që Rama sot ka përballë opinionin e gjerë publik dhe jo vetëm ata njerëz që po protestojnë, të cilët kanë qenë ndër ditë me qindra e mijëra, jo vetëm ata, por mbarë opinionin publik është në mbështetje të tezave dhe kërkesës kryesore të protestës: dorëheqja e kryeministrit.
Kjo reflekton panikun.

Çfarë ndodhi? Gjëja e parë dhe arritja më e madhe e parë që bëri kjo protestë ishte pikërisht çarmatosja e Ramës apo të mazhorancës nga arma e tyre më e fortë, që ka qenë propaganda. Kjo protestë e çarmatosi që në ditët e para propagandën. Sidomos me ato pankartat dhe memet janë, kështu që, në këtë aspekt, prandaj, duke mos patur atë armë që përdorte gjithmonë, kishte panik.

Dhe tentoi disa teza të caktuara të cilat në thelb kanë dashur të ndajnë opinionin publik. Hidhte disa teza, të copëzohet sa më shumë opinioni publik. Kush beson që janë grekët, të besojë. Kush beson që janë iranianët, të besojnë.  Dhe gjithë kohës tentoi këtë. Edhe kjo nuk eci, sepse fryma që kishte dhe entuziazmi që ka dhënë kjo protestë te qytetarët, te shtresa e mesme, te qytetarët e ndershëm të këtij vendi ishte shumë, ishte shumë më njerëzore, më e ndjeshme, më e fortë se çdo gjë tjetër që po përpiqej të bënte Rama, pavarësisht dhe instrumentave që mund të kishte apo levat të cilat ai i përdor gjithmonë sa herë është në siklet. Dhe sot jemi në këtë pikë, ku ka ndjekur disa teza për ta përçarë protestën, për të ndarë opinionin publik. Dhe tani, me sa duket, ka zgjedhur tezën tjetër për të shprehur arrogancën. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco