Ilir Alimehmeti, anëtar i PD, thekson se tre shtyllat bazë që duhet të mbajnë një shtet si siguria, arsimi dhe shëndetësia, janë në rënie drastike. Në ‘Task-Forcë’, ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se përfitimet personale dhe dorëzimi i këtyre sektorëve privatit kanë shkaktuar dështimet e të gjitha këtyre fushave, duke çuar në rënie të besimit dhe sigurisë së qytetarëve.
Ilir Alimehmeti: Tre shtylla ka shteti që të quhet shtet: sigurinë, arsimin dhe shëndetësinë.
Jo se nuk e dinim më përpara që në këtë shtet siguria nuk ekziston, por kjo është provë e qartë sesi ka rënë poshtë edhe kjo. Siç e dinim për shëndetësinë më përpara, siç e dinim për arsimim me prova të qarta, tani kemi prova të qarta edhe për sigurinë. Pse?
Sepse kemi një kryeministër i cili për paratë e xhepit të vet, po ta shihni edhe në këtë rast, sërish që një nga shtyllat e mbajtjes së shtetit ja jep sërish privatit. Njëlloj siç ka bërë me shëndetësinë e me arsimin që i jep me koncesione, për arsye të qarta përfitimi. Këto janë rezultate.
Kujtoj që njëjtë siç ka bërë edhe me shëndetësinë që fajin e atyre që bënte vetë dhe fajin e mosinvestimit, fajin e moskontrollit dhe koncesioneve në shëndetësi, ja hidhte mjekëve dhe infermierëve dhe kemi parë sesi ndodh dhuna tek mjekët dhe infermierët në mënyrë të vazhdueshme dhe këtu tani shkon ky dhe inicion që problematika janë këta gjyqtarë sot. Këto janë probleme. Unë nuk e di çështjen dhe patjetër që nuk mund të flas nga ana juridike mbi çështjen, por kur kryeministri vjen dhe thotë diçka për gjyqtarët dhe gjyqësinë dhe thotë që ata janë fajtorët dhe patjetër që dikush edhe i beson, dhe mund të ndodhin ngjarje të këtij lloji.
Ky është problemi jonë madhor, sepse nuk arrijmë të kuptojmë që e keqja e madhe e ka emrin Edi Rama. Pra, fillon nga këtu dhe pasojat që vijnë më poshtë në çdo lloj sistemi, në shëndetësi, arsim, siguri, pronat...
© SYRI.net