Lajmi i fundit

SYRI DIGJITAL/ Shqipëria në revoltë kundër Edi Ramës

Vrasja e gjyqtarit/ Qyno: Dita më e zezë e drejtësisë dhe pseudo-reformës së sistemit të gjyqësorit

Vrasja e gjyqtarit/ Qyno: Dita më e zezë e drejtësisë dhe pseudo-reformës së sistemit të gjyqësorit

17:54, 06/10/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Elton Qyno ka reaguar në lidhje me vrasjen e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja në sallën e gjyqit.

Sipas gazetarit, ‘kjo është dita më e zezë e Drejtësisë dhe pseudo-reformës së sistemit të gjyqësorit’.

‘Kush do ta kuptojë, le ta kuptojë. Kush nuk do, le të vijojë të shpresojë në deklaratat e ndërkombëtarëve dhe disa zotërinjve politikë, se sistemi është i mrekullueshëm’, shkruan Qyno.

Postimi i plotë:

Kjo është dita më e zezë e Drejtësisë dhe pseudo-reformës së sistemit të gjyqësorit.

Kjo është fatura e parë më e rëndë që është marrë deri tani. Dhe pas kësaj ngjarjeje, situata do të vijojë të jetë edhe më e rëndë, traumatike, psikologjike për këdo që asiston në sistemin e drejtësisë.

O njerëz, i gjithë sistemi është në kolaps dhe s'ka Drejtësi.

Kush do ta kuptojë, le ta kuptojë. Kush nuk do, le të vijojë të shpresojë në deklaratat e ndërkombëtarëve dhe disa zotërinjve politikë, se sistemi është i mrekullueshëm.

Kjo reformë vrau jo vetëm qytetarin, por tashmë po vret edhe gjyqtarin...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco