Gazetari Reldar Dedaj nga studioja e “Kafe Shqeto” tha se situata politike dhe institucionale në vend ka arritur në një pikë kritike, ku vendimet e presidentit dhe veprimet e institucioneve shfaqin shkelje të qarta të Kushtetutës dhe cenim të parimeve demokratike.
Në analizën e tij për media, Dedaj thekson se vendimi i fundit i presidentit për të dekretuar datën e zgjedhjeve lokale bie ndesh me parimet e pluralizmit dhe nuk respekton procesin ligjor që kërkon Gjykata Kushtetuese. Ai vlerëson se partitë opozitare, veçanërisht PD, kanë një rol kyç për të rikthyer besimin e qytetarëve dhe për të ruajtur balancën demokratike në vend.
"Automatikisht jemi futur te kjo, me vendimin e presidentit të republikës që është i rëndë për hir të së vërtetës dhe këtu duhet të futet PD, si forca më e madhe opozitare në vend, sepse shqiptarët i kanë dhënë 550 mijë vota dhe ka detyrimin për t’i dhënë shqiptarëve rikthimin e besimit të tyre"- u shpreh gazetari.
Dedaj shton se instrumentalizimi i institucioneve nga pushteti qendror dhe përdorimi i dekretit për qëllime politike tregon një sfidë të madhe për institucionet e pavarura dhe demokracinë parlamentare.
Ai paralajmëron se veprimet e tilla mund të dëmtojnë jo vetëm procesin zgjedhor, por edhe besimin e qytetarëve në shtetin ligjor dhe autoritetin e organeve kushtetuese.
Deklarata e tij:
"Ka dhe një fund tjetër që thotë shumë i rëndë për hir të së vërtetës, që u dekretuar me ligj që shënon fundin e republikës.
Automatikisht jemi futur te kjo, me vendimin e presidentit të republikës që është i rëndë dhe këtu duhet të futet PD, si forca më e madhe opozitare në vend, sepse shqiptarët i kanë dhënë 550 mijë vota dhe ka detyrimin për t’i dhënë shqiptarëve rikthimin e besimit të tyre.
Edhe nëse ka dëshirë që të dalë nga kjo, sepse në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë janë përfaqësuar vetëm 550 mijë persona, 550 mijë demokratë, presim nga ajo logo se çfarë do të bëjë për shqiptarët.
Pra, Bajram Begaj ka vulosur rënien me ligj dhe me vullnet përballë gjithë shqiptarëve, pra e ka futur Shqipërinë në shoqërinë e një autokrati.
Ka instrumentalizuar një autokrat në një Shqipëri me ligj, sepse republika parlamentare dhe demokracia ka pavarësinë e institucioneve në thelb dhe madhështia e demokracisë është se institucionet kontrollojnë njëra-tjetrën dhe veprojnë brenda autonomisë së tyre dhe kemi vullnetin e një njeriu që është në krye që e shndërroi edhe Kuvendin në një zyrë noterie, bëri dhe presidentin në këtë format dhe tashmë e ka shndërruar edhe republikën sipas oreksave të tij, dhe kjo është e pafalshme.
Pyetja që shtojmë: Çfarë do bëhet, si do reagojmë, pasi Partia Demokratike i dha Shqipërisë një aks shumë të madh, i dha një dhuratë të madhe shqiptarëve dhe këta e nënvlerësojnë, e bëri lideri i PD bashkë me një grup të tjerë njerëzish përmes një lëvizjeje, bëri një gjë: ruajti pluralizmin në shoqërinë shqiptare.
Vlera e vetme e Veliajt sot është të flasë dhe të tregojë të paktën nja dy a tri gjëra përmes dokumenteve dhe të tregojë se kush janë këto individë. pjesa tjetër, nuk ka më vlerë fare, një administrator më shumë, një më pak.
© SYRI.net