Gazetari italian, Nello Trocchia shprehet se Antimafia e ka arkivuar çështjen Aruba, ku nga përgjimet rezulton që Rama dhe ministra të tij janë takuar me kartelet e drogës në ishull.
Në intervistën për Adi Krastën në A SHOW në Syri Tv, Trocchia tha se hetimet e Drejtorisë së Atnimafies italiane, flasin për një të dhënë të pakundërshtueshme, që eksponentë të qeverisë Rama kanë zhvilluar takim në Aruba.
Gazetari Trocchia shkon më tej kur thotë se i është drejtuar zyrtarisht kryeministrit shqiptar Edi Rama, më faktin se nëse ka zhvilluar takime në Aruba së bashku me pjesëtarë të kabinetit me të ashtuquajturin Artur Shehu, për të cilën thotë se ende nuk i është vënë në dispozicion.
Gazetarët shkruajnë atë që arrijnë të dokumentojnë, apo që arrijnë të provojnë në rast se do të kishte një procedim gjyqësor. Kam vënë në dukje se hetimet e antimafies janë të lidhura me kohën dhe nivel ndërkombëtar. Çështja është arkivuar, ka një të dhënë të pakundërshtueshme. Informacioni i Antimafies, është shkruar se subjektet, kanë të bëjnë më kartel kriminal janë takuar në Aruba më 2019 me qeverinë shqiptare. Përveç kam qartësuar që ka ndodhur ky takim dhe drejtoria e Antimafies e ka vërtetuar me përgjime telefonike, përmes sms, whats ap email, i kam kërkuar Ramës, t’u përgjigjet këtyre pyetjeve nëse ka takuar në Aruba Artur Shehun apo ministrat e tij.
Ishte detyra ime të shtroja këto pyetje. Çështja është nën arkivim, janë sqaruar nga ana e tyre, policia gjyqësore ndërkombëtare e gjermane thotë se ka ndodhur takimi në Arba dhe flitet për krerë të qeverisë në atë takim. Antimafia thotë se ishte e lidhur në fushën e ndërtimet, në tiranë. Aspekti me interes që kishte të bënte me subjektet që kishin qenë të pranishëm, është diçitura e saktë, një eksponent i qeverisë shqiptare, me Artur Shehun që ka lidhje me narkotrafiqet e që ka lidhje me bizneset. Është një person që ka qenë në qendër të hetimeve me mafien, kam detyrën që të vënë në dukje rezultatet e hetimeve gjyqësore. Nëse Antimafia, ka sqaruar që eksponentë të pacaktuar të qeverisë shqiptare dhe përfaqësues kartelesh janë takuar. S’kam marrë përgjigje ndaj pyetjeve. Nëse kanë takuar Artur Shehu, Rama ose ministra të tjerë. Është në janar të 2019.
Unë fola për të padukshmit e mafies shqiptare. Kur intervistova kryeprokurorin Grateri, m’u përgjigj kështu: narkoshtet është e ekzagjeruar, krejt tjetër s’është e tepruar. Grupet shqiptare kanë kaluar marijuanë, heroina i kanë dhënë fuqi ekonomike politike grupeve shqiptare. Kanë një territor shumë të fuqishëm. Është korrupsion, pastrim parash e kriminalitet. Këto pyetje që shtroheshin do ishte e mundur t’u përgjigjeshim.Keni një problem gjigand krimi e korrupsioni. Nëse vijohet më atë ekonomi ilegale, që futet në ekonomi ligjore e konkurron bizneset e ndershme, e kemi jetuar edhe në vendin tonë.
© SYRI.net