Për ekspertin gjyqësor, Gerti Shella, drafti i Kodit të ri Penal është pritur me kritika serioze, ndërsa e sheh me pozitivitet faktin se i është dhënë koha e mjaftueshme për ta diskutuar me grupet e interesit.
I ftuar në intervistën e edicionit të pasdites në Syri Tv, Shella tha se në draftin e paraqitur dhe të hedhur për konsultim publik, Kodi i ri Penal ka paqartësi, sidomos në fushën e krimeve zgjedhore, pasi projekti tenton të mbrojë viktimën e kundravajtjeve penale, dhe kjo gjë sipas ekspertit nuk na verifikohet.
Shella thekson se diskutimi publik nuk ka gjetur reflektim në Kodin e ri Penal, duke shtuar se ai duhet të ishte më i thjeshtuar dhe jo më i komplikuar siç edhe e kanë paraqitur grupet e punës.
Sipas Shellës, do të ishte serioze që duke nisur nga sot procesi konsultativ t’i kalonte një grupi ndërdisiplinor, jo ndërinstitucional, pasi dokumenti u qortua shumë.
‘Pamë frikën nga vetëkorrigjimi, është e pamundur, që nëse kritikohet të vijojë sërish punimet e disopkutimet. Duhet një panel tjetër i oponencës për të shpëtuar hartimin e Kodit të ri Penal’, u shpreh ndër të tjera Shella.
Diskutimi publik s’ka gjetur reflektim në Kodin Penal. Duhet të ishte më i thjeshtuar dhe jo më i komplikuar. Është një sofistikim i panevojshëm, i patrajtueshëm, psh, konspiracion korrupsioni psh, që i është lënë në dorë prokurorit ta verifikojë. Në këtë pikë mendoj se dokumenti është i qortueshëm.
Drafti është pritur me kritika serioze, por i është dhënë koha e mjaftueshme një diskutimi me grupet e interesit të Kodit të ri Penal, pasi ky ligj ndan lirinë nga burgu.
Kodi Penal, në fushën e krimeve zgjedhore është vënë re paqartësia, që drafti tenton të mbrojë viktimat e kundravajtjeve penale ne nuk na verifikohet,. Në dy nene sensitive, shit-blerja e votës, korrupsioni pasiv dhe aktiv. Në dokumentin aktual, në të dyja rastet dënohet nga 2-5 vite, kemi ashpërsim dënimesh, për kategorinë që shet votën, drafti parashikon 2-7 vite burg, ndërsa për zyrtarët e patronazhistët që korruptojnë u ka lënë dënim nga 3-6 vite burg.
Ne s’do të kishim kapacitete në burgje për t’i akomoduar. Ne s’na verifikohet që dokumenti i prezantuar sot ka një prirje për të mbrojtur viktimën, por e penalizon më shumë viktimën. Flitet për korrupsion pasiv-aktiv, në dokumentin e draftuar, në një terminologji krejt të përmbysur. Fenomeni korruptim bihet në lëvizje nga shteti, buxhetorët, e vë në lëvizje funksionarët e shtetit. Duke studiuar fenomenin korruptim do të kishim dekriminaluizar sadopak ata që shesin e blejnë votën.
Frika ruan vreshtin, ky parim është mbizotërues që mbron atë linjë të draftit për Kodin e ri Penal. Këto janë utopi në rastin më të mirë, e në rastin më të keq është një punë jo serioze. Diskutimi publik s’ka gjetur reflektim në Kodin Penal. Duhet të ishte më i thjeshtuar dhe jo më i komplikuar. Është një sofistikim i panevojshëm, i patrajtueshëm, psh, konspiracion korrupsioni psh, që i është lënë në dorë prokurorit ta verifikojë. Në këtë pikë mendoj se dokumenti është i qortueshëm.
Procesi konsultativ duhet të marrë me rezervë, konsultimi publik në kushtet kur shumica përt ë aprovuar një dokumnet të rëndisësishëm, bëhet në fakt një butafori, pasi s’ka nevojë pasi vullneti shprehet i pacenuar. Konsultimi publik është sjellë në ato procese që në çdo progres raport konsiderohet jo formal, jo domethënës dhe jo serioz nga BE.
Do të ishte serioze që që sot që procesi konsultativ t’i kalonte një grupi ndërdisiplinor, jo ndërinstitucional. Dokumenti u qortua shumë, sot ne pamë të njëjtët ekspertë që mbronin këtë dokument të qortueshëm. Pamë frikën nga vetëkorrigjimi, është e pamundur, që nëse kritikohet të vijojë sërish punimet e diskutimet. Duhet një panel tjetër i oponencës për të shpëtuar hartimin Kodit të ri Penal.
Ka marrë qortime serioze e për këtë arsye, ky proces duhet të kishte nisur me një grup të dytë të kontraktuar nga Ministria e Drejtësisë dhe qeverisë. Kur ka kritika themelore e të forta duhet një grup i dytë ekspertësh. Ky proces, mbledhja e rekomandimeve duhet të kalojë në duart të tjera. BE duhet të na lejojë në të hartojmë një draft të besueshëm.
Ministria duhet të adoptojë një qasje të re dhe një gr.i 2 që është objektiv se si mund të peshohet drafti versus komentet, që mund të vijnë. Rruga që është nisur është e qortueshme. Duhet palë e dytë që të mos bëjmë gabime të dyta siç u bë me hartën gjyqësore. S’duhet ta lejojmë këtë që të na ushqejë kur ndahet liria nga burgu.
© SYRI.net