SYRI TV/ Rama kërcënon gjyqtarin Ligoraq Toshi: Nuk heshtim dhe nuk do ndalemi...

21:17, 28/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeministri Edi Rama ka zgjeruar listën e gjyqtarëve dhe prokurorëve që I kërcënon për vendimet që nuk i pëlqejnë. Gjyqtari i radhës që ka rënë pre e kërcënimit të kryeministrit, pranoi kërkesën e disa pronarëve që kundërshtojnë shembjen e biznesit të tyre. Pas kërcënimit, kryeministri shprehet se nuk do të ndal denoncimet, pasi këtë e bën në emër të popullit dhe shtetit.

Syri tv

Kryeministri Edi Rama ka shtuar listën e gjyqtarëve të sulmuar prej tij, vendimet e të cilëve nuk I pëlqejnë. Shefi i qeverisë ka sulmuar sot publikisht gjyqtarin  e gjykatës administrative të shkallës së parë në tiranë, Ligoraq Toshi,  pasi  ky I fundi pranoi kërkesën e pronarëve, duke mos lejuar shembjen e një objekti të ndërtuar prej tyre, siç kërkonte qeveria. 

Gjykatësi Ligoraq vendosi në pak minuta pa praninë e palëve, që të mos hapet kalimi i mbyllur nga kjo ngrehinë pa leje me kupolë xhami mes dy pallateve, nën të cilën shtrihet një dyqan ku bëhet tregti në kurriz të komunitetit

Rama kërcënoi  publikisht gjyqtarin, duke  futur në listën e tij të zezë bashke me disa gjyqtarë e prokurore të tjerë dhe duke I paraljmëruar për ndëshkime, ndërsa theksoi se nuk do ti ndalë sulmet ndaj  drejtësisë, pasi flet në emër të  popullit. 

Atyre që komentojnë apo bëjnë deklarata publike për gjasme presion nga ana ime mbi gjyqësorin, u them se për të mbrojtur interesin publik, të drejtën e komunitetit dhe të drejtat e liritë e njerëzve nga shpërdoruesit e detyrës në radhët e gjyqësorit, ne as do të heshtim më, as do të ndalemi në mbrojtjen e interesave të popullit.

Pas kërcënime publike ndaj gjykatëse dhe prokurorëve  të cilat vijojnë prej javësh,  Rama  e mbylli reagimin e tij, duke thënë se mbështet institucionet e drejtësisë. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco