Lajmi i fundit

Përplasje fizike në sallën e Gjykatës së Posaçme, të pandehurit konfliktohet brenda kafazit të xhamit

Ina Zhupa: Shtetësia shqiptare si qokë, Shqipëria po funksionon me mesazhe Ramës dhe jo me ligje!

Ina Zhupa: Shtetësia shqiptare si qokë, Shqipëria po funksionon me mesazhe Ramës dhe jo me ligje!

10:39, 27/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -
Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka reaguar pas një bisedë WhatsApp të publikuar nga futbollist i Kosovës Edon Zhegrova me kryeministrit Rama. Kjo bisedë i garanton atij edhe shtetësinë shqiptare.
 
Zhupa i uron suksese futbollistit, por e shikon këtë si rastin e pastër sesi funksionojnë gjerat në Shqipëri.
 
“Rama autoriteti mbi ligjor që jep edhe shtetësinë, sipas kujt ligji e kanë pajisur nuk e di?! Përdorimi edhe i një drejte për trafik interesash, për ndere personale, tregon qartësisht që kemi krijuar një vend që funksionon me fermane/mesazhe kryeministrore sesa me ligje me dhe rregulla”- shprehet Zhupa.
 
Deputetja demokrate thotë se “ E drejta e pashaportës shqiptare duhet jetë një e drejtë që e gëzojnë sipas ligjit të gjithë ata që ju takon. Ka shumë të huaj në Shqipëri që janë integruar plotësisht, me vite dhe ende përplasen nëpër dyert e shtetit pa e marr dot nënshtetësinë” 
Mesa duket duhet ti nisin mesazh kryeministrit dhe jo të ndjekin procedurat dhe rregullat ligjore- mbyll reagimin e saj Ina Zhupa.
 
Reagimi i plotë i Ina Zhupës:
 
Republika e mesazheve dhe qokave dhe jo e ligjeve dhe rregullave! 
 
Edon Zhegrova futbollist që luan për Kosovën e ka fituar të drejtën e shtetësisë dhe pashaportën shqiptare pas një komunikimi WhatsApp duke ja kërkuar kryeministrit Rama. Rama pas bisedës, kujdeset ti coj edhe vetë dekretin e Begajt. Për nderin e Ramës, Zhegrova e ka falenderuar publikisht
 
Zhegrova ta gëzoj shtetësinë shqiptare, edhe të ketë suksese në karrierën e tij. Cështja nuk është Edoni por republika që është krijuar.
 
Edi Rama autoriteti mbi ligjor që jep edhe shtetësinë, sipas kujt ligji e kanë pajisur nuk e di?! Përdorimi edhe i një drejte për trafik interesash, për ndere personale, tregon qartësisht që kemi krijuar një vend që funksionon me fermane/mesazhe kryeministrore sesa me ligje me dhe rregulla. 
 
E drejta e pashaportës shqiptare duhet jetë një e drejtë që e gëzojnë sipas ligjit të gjithë ata që ju takon. Ka shumë të huaj në Shqipëri që janë integruar plotësisht, me vite dhe ende përplasen nëpër dyert e shtetit pa e marr dot nënshtetësinë. Ashtu sic ka edhe futbollist që luajnë në kampionatin shqiptar, por edhe profesionist të fushave të tjera që i kanë krijuar vetëm vlera pozitive vendit tonë dhe nuk arrijnë dot këtë të drejtë. 
 
Mesa duket duhet ti nisin mesazh kryeministrit dhe jo të ndjekin procedurat dhe rregullat ligjore!!!!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco