Përplasje fizike është shënuar sot në sallën e Gjykatës së Posaçme ku të pandehurit janë konfliktuar brenda kafazit të xhamit.
Syri mëson se kanë ndërhyrë forcat e sigurisë së gjykatës dhe burgjeve.
Përplasja ka ndodhur në gjyqin me të pandehurit për vrasjen Renis Dobrës, informon gazetari Fatjon Gjinaj.
Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra ndodhi në korrik të vitit 2025 dhe dyshohet se u krye për prishjen e pazareve të drogës. I riu u mor peng, u mbyt me litar dhe u hodh në Liqenin e Shkopetit (Ulzë) së bashku me makinën e tij. Për ngjarjen u arrestuan katër persona, të akuzuar si grup i strukturuar kriminal.
Të pandehur për këtë vrasje janë vëllezërit Kristi e Aleksandër Bushgjokaj (të arrestuar në shtator 2025) dhe shtetasit Petrit Çakërri e Fatjon Bushgjoka.
Gazetari Fatjon Gjinaj informon se vëllezërit Bushgjokaj kanë goditur me grushta e dhunuar Petrit Çakërrin brenda kafazit të xhamtë.
Seanca po mbahej me dyer të mbyllura pasi ndodhemi në fazën e gjykimit paraprak të dosjes.
Ne perditesim
© SYRI.net