Ekzekutimi në Mirditë, viktima nga zona e Fanit, kishte qenë më parë objekt sulmi me lëndë plasëse

09:42, 15/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Mirditë, ku një 45-vjeçar është gjetur i vrarë me armë zjarri brenda automjetit të tij në aksin Reps–Spaç.

Sipas informacioneve , rreth orës 07:10 në fshatin Shkorrët është konstatuar një automjet tip “Toyota”, brenda të cilit ndodhej pa shenja jete shtetasi V. Ll., rreth 45 vjeç, i cili raportohet se është nga zona e Fanit në Mirditë.

Burime për SYRI bëjnë me dije se viktima punonte në një kompani të nxjerrjes dhe përpunimit të bazaltit në zonën e Spaçit.

Po sipas raportimeve, automjeti dhe aktiviteti i tij dyshohet se kanë qenë më herët të përfshirë në një incident, ku ndaj mjetit të tonazhit të rëndë që ai përdorte ishte vendosur një lëndë plasëse disa muaj më parë, e cila fatmirësisht nuk kishte shpërthyer. 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco