I dënuar me 7 vite burg, kapet në portin e Brindisit shqiptari i shumëkërkuar

I dënuar me 7 vite burg, kapet në portin e Brindisit shqiptari i shumëkërkuar

12:05, 15/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shqiptar u arrestua në Itali, pasi rezultonte i shumëkërkuar dhe i dënuar me 7 vite burgim, por qarkullonte i lirë.

Ai u kap gjatë fundjavës në portin e Brindisit, pak minuta pasi zbriti nga trageti i linjës dhe po kryente procedurat në pikën kufitare.

Shqiptari raportohet se ishte subjekt i një urdhër-arresti evropian.

Zbulimi u bë nga oficerët e policisë kufitare të Brindisit gjatë kontrolleve në pikën doganore të Costa Morena, për pasagjerët që vinin nga vendet jashtë Shengenit.

Arrestimi i pasagjerit ishte i pashmangshëm dhe ai u dërgua në burgun e Brindisit në Via Appia.

Po verifikohet edhe rrethana se si ai shmangu kontrollet në kufirin shqiptar pa u diktuar, informon media italiane.

Nuk jepen detaje mbi gjeneralitetet, vendin ku ishte dënuar dhe veprën penale të shqiptarit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco