'Me leje gjyqtar...' Si nisi përleshja brenda kafazit të xhamtë! Vëllezërit Bushgjokaj grushta e shkelma Petrit Çakrrit

'Me leje gjyqtar...' Si nisi përleshja brenda kafazit të xhamtë! Vëllezërit Bushgjokaj grushta e shkelma Petrit Çakrrit

12:06, 15/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Fatjon Gjinaj zbulon detaje nga përplasja fizike brenda kafazit të xhamtë sot në sallën e GJKKO-së. 

Mësohet se Kristi Bushgjoka është ngritur në këmbë brenda kafazit të qelqtë, duke i thënë gjakatës: Me leje gjyqtar.

Gjyqtari ka menduar se Kristi do merrte fjalën por ai menjëherë i është drejtuar Petrit Çakrrit, duke e sulmuar me grushta, pas tij edhe dy vëllezërit e tjerë Fation dhe Aleksandër Bushgjoka. Tre vëllezërit kanë sulmuar njëkohësisht Çakrrin derisa është bërë i mundur neutralizimi nga shërbimet e sigurisë. Çakrri mësohet de gjatë procesit ka implikuar vëllezërit Bushgjoka në vrasjen e Renis Dobrës, teksa për veten nuk ka pranuar përgjegjësinë, që ka agravuar përplasjen.

Mësohet se Çakrri është goditur me shkelma, grushta dhe ka marrë dëmtime fizike.
Në momentin e sulmit kanë qenë 4 - 5 punonjës sigurie por më pas është dashur ndërhyrja e forcave të tjera policore.

Vrasja e 23-vjeçarit Renis Dobra ndodhi në korrik të vitit 2025 dhe dyshohet se u krye për prishjen e pazareve të drogës. I riu u mor peng, u mbyt me litar dhe u hodh në Liqenin e Shkopetit (Ulzë) së bashku me makinën e tij. Për ngjarjen u arrestuan katër persona, të akuzuar si grup i strukturuar kriminal.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco