Maskoi armën në buqetë me lule, hyri në dhomën e spitalit dhe kreu ekzekutimin në Milano/ Arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari

Maskoi armën në buqetë me lule, hyri në dhomën e spitalit dhe kreu ekzekutimin në Milano/ Arrestohet në Belgjikë Gerd Gjinarari

12:57, 15/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Autoritetet belge kanë arrestuar Gerd Gjinararin, i njohur edhe me emrin Gert Gjenerali, një person i dënuar më parë me burgim të përjetshëm nga drejtësia italiane për një vrasje të ndodhur në vitin 1997 në Milano.

Gjinarari rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi nuk u paraqit për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, pas një vendimi të mëvonshëm gjyqësor në Shqipëri që kishte sjellë më herët lirimin e tij me kusht.

Sipas hetimeve dhe vendimeve gjyqësore italiane, ngjarja për të cilën ai është dënuar ka ndodhur në një spital në Milano, ku viktima Naim Zyberi ndodhej duke marrë trajtim mjekësor. Gjinarari dhe Arben Grori dyshohet se hynë në dhomën e spitalit duke u paraqitur si familjarë dhe më pas kryen ekzekutimin me armë zjarri, e cila ishte fshehur brenda një buqete me lule.

Për këtë ngjarje, Gjinarari u dënua me burgim të përjetshëm nga gjykatat italiane dhe në vitin 2014 u ekstradua në Shqipëri për të vuajtur dënimin. Në vitin 2019, Gjykata e Korçës i dha lirim me kusht, vendim që u shoqërua me polemika të forta. Më pas, Gjykata e Apelit e rrëzoi këtë vendim dhe urdhëroi rikthimin e tij në burg, por ai nuk u paraqit dhe u shpall në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi në Belgjikë pritet të hapë procedurat për ekstradimin e tij drejt vendit ku duhet të vuajë dënimin e mbetur.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco