Ish-deputeti Genc Pollo duke komentuar protestën madhështore në Tiranë kundër Qeverisë Rama ka bërë thirrje qe drejtuesit e institucioneve të pavarura por edhe nga drejtuesit e universiteteve sindikatat apo institucionet kulturore.
Mesazhi:
Ku janë institucionet e organizatat që shprehin përkrahje për protestën rinore (Flamingot), kërkesat e tyre dhe bëjnë thirrje për dialog politik dhe jo ofendime nga Rama?
Lëvizja studentore në Serbi nisi protestat e saj të vazhdueshme në v2024 mbas një aksidenti tragjik në Novi Sad të shkaktuar nga korrupsioni qeveritar. Që atëherë ajo lëvizje është përkrahur me apele publike, përveçse nga partitë opozitare, nga rektorët e dekanët e universiteteve, Dhoma Kombëtare e Avokatisë, sindikatat, institucione kulturore si teatrot që ndërprenë aktivitetin etj. Këta liderë institucionalë demonstruan përgjegjësi sociale pa u fshehur mbas shfajësimit bosh “se nuk merremi me politikë”.
Ku janë në Shqipëri këto institucione? Ku janë drejtuesit titullarë të universiteteve, Akademisë së Shkencave, Dhomës së Avokatisë, sindikatave etj. A mendojnë vetëm për rrogën, apo privilegjet që u jep pushteti apo u shkon ndërmend t’i shërbejnë një kauze më të lartë?
© SYRI.net