Skandali i Dumanit/ Berisha: Aruba me praninë e zyrtarëve është dëshmia më konkrete e narko-shtetit

11:10, 15/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Aruba me praninë e zyrtarëve është dëshmia më konkrete e narko-shtetit”. Kështu u shpreh Berisha pas pyetjes nga gazetarët, gjatë prononcimit të tij para godinës së SPAK.

Anila Hoxha: Zoti Berisha, ju insistoni në kritika të ashpra ndaj prokurorit Altin Dumani. Megjithatë, ky prokuror është pjesë e grupit hetimor në dosjen që u referua si dosja Aruba. Pse e paragjykoni ju, përderisa në këtë fashikull dhe në këto materiale që nuk i keni lexuar, rezultojnë të dhëna që hedhin dritë pikërisht mbi atë që është thënë ndër vite dhe ndoshta në vazhdim ky grup hetimor do të jetë i tillë sa do të gërmojë edhe në elementë të politikës?

Sali Berisha: Anila, të jemi të sinqertë. Kjo dosje, shqiptarët dhe bota kishin nevojën më të madhe të fillonte me politikën. Me politikën.

Se kjo është dëshmia, unë e kam thjesht për veten time, sepse unë qysh në vitin 2017 e këtej të paktën 500 mijë herë kam denoncuar narko-shtetin.

Por Aruba, me praninë e zyrtarëve është dëshmia më konkrete e narko-shtetit, e bashkëpunimit të qeverisë me drogën.

Dhe ky, të parat që duhet t'i thoshte, mandatet e para të arrestit që duhet të lëshonte.

Ti fyen një popull të tërë, fyen inteligjencën, memorien, ndërgjegjen e një kombi të tërë duke i mbajtur në xhep zyrtarët e Edi Ramës sepse janë vetë lakej të Edi Ramës.

S'mund t'i bësh një populli kështu. Qytetarëve u thuhet se Aruba u mbyll, nën drejtimin e Engjëll Agaçit apo tjetrit me porositë e Edi Ramës. Dhe kur të thuheshin këto, shqiptarët ndërgjegjësoheshin pastaj. Kjo fshihet, dhe unë s'bie kurrë dakord me këtë.

Ai është një shërbëtor i Edi Ramës, unë e kam denoncuar me qindra herë dhe s'do të doja kurrë ta denoncoja. E kam denoncuar, ai është i implikuar vetë....

A ju kujtohet ju që ai shëtiste nga një zyrë në një zyrë, nga Ulsi faqeziu tek tjetri e tjetri, që të zgjasnim mandatin?

A e dini një gjë, në histori, ata që kërkojnë zgjatje mandatesh, ata janë absolutisht në qoftë se janë politikanë të lartë janë diktatorë, në qoftë se jo, janë mercenarë të diktatorëve.

Si mund të kërkojë ai? Ishte një fyerje të ndryshonte Kushtetuta për Altin Troplinin.

Se Altin Troplini kishte bashkëpunuar me krimin dhe tani duhet të na mbyllte jetën si prokuror.

Në këtë vit të ri të opozitës, a ju mungon bulevardi Dëshmorët e Kombit?

Sali Berisha: Janë të gjithë aty, po të garantoj që aty janë me mijëra demokratë, po kjo është reale dhe ju mund të shkoni ta vërtetoni. Dhe i ftoj prapë të shkojnë. Natyrisht unë kam admirimin më të madh për këtë protestë e para ose më e fuqishmja protestë qytetare dhe rinore në kuptimin më të mirë të fjalës. Ata që përpiqen ta manipulojnë, ca opozita e të opozitës, ata duken si miza në atë të kalit që kujton se tërheq karrocën, siç thotë Denis Diderot.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco