Kreu demokrat ne prononcimin e tij për mediat tha se, “Rama po përgatit arratisjen e Lubisë në një shtet tjetër”.
Arsen Rusta: Zoti Berisha, një pyetje e fundit. Kur të riktheheni në parlament pas disa ditësh, do t'ia thoni ndokujt në sy atë, a e kalon dot oqeanin me dashtë?
Sali Berisha: Tani prirja ime është të shoh para. Të shoh para sepse një kapitull i jetës time u mbyll me një betejë të imponuar, por në një betejë në të cilën unë ndoqa me vendosmëri rrugën e mbrojtjes së dinjitetit njerëzor.
Jo vetëm times, por të gjithë atyre që më kishin votuar dhe më kishin besuar.
Mendoj se pyetjen Edi Ramës, a do e kalosh apo jo Atlantikun, në një kohë kur ai ... e keni marrë vesh, po i përgatit Lubisë arratisjen.
Po i përgatit absolutisht Lubisë largimin në një shtet tjetër. Këtë e kam nga burime të mirëinformuara.
Janë burime të mirëinformuara!
Pse po e përgatit? Çfarë po ndodh?
Sali Berisha: Sepse mendon se mos po i sjellin ndonjë fletë-arresti tjetër nga SPAK-u dhe ajo të gdhihet në një shtet tjetër, diku tjetër.
Po ky është vetëm një informim, e kam nga burime të besueshme. E them këtu, po ua them këtu, nga burime të besueshme.
Nuk them dot 100% e vërteta se... po por burime që në të vërtetë janë burime të besueshme, janë serioze.
A po e përgatit dhe për vete ai këtë? Ju garantoj që edhe mbrapa diellit po të shkojë, do vijë këtu të japë llogari për krimet që ka kryer.
© SYRI.net