Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 15-të kundër Edi Ramës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit

‘S’kemi avionë se s’kemi pilotë’- Iriqi bisedon me ministrin Piro Vengu

‘S’kemi avionë se s’kemi pilotë’- Iriqi bisedon me ministrin Piro Vengu

18:49, 14/08/2025
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Iriqi: - Nga që je nënshtetas grek të t’i bëj pyetjet shqip apo greqisht?

Vengu: - Bëji si të duash, por unë do të të përgjigjem ramisht.

Iriqi: - Ramisht?

Vengu: - Normal që ramisht. Se çdo fjalë që do them më vjen me sms nga Rama. Ne me fjalët tona u drejtohemi veç fëmijëve tanë, në familje. Pastaj si robotë. Edi është Inteligjenca Artificiale për ne.

Iriqi: - Para dy ditësh the se do blini avionë, po që të jenë edhe për zjarre, edhe për operacione ushtarake. A ma shpjegon?

Vengu: - Po, që të kenë disa funksione dmth. Si ato tullumbacet e ditëlindjes. I përdorim për gëzim, por po na u dha rasti i përdorim dhe si prezervativë. Kupton?

Iriqi: - Thatë që dhe nuk kemi pilotë andaj s’kemi avionë për shuarjen e zjarreve.

Vengu: - Normal. Psh ti do që të martosh një vajzë nga farefisi, po djem s’ka në fshat. A do bësh dasëm? Jo, kuptohet. Ose ke antenë, po të mungon televizori a sheh dot futboll?!

Iriqi: - A nuk është turp që jemi vendi i vetëm në rajon që s’kemi avionë për zjarret.

Vengu: - Nuk është hiç turp. Se jemi vend i veçantë. Pra kjo gjë, mungesa e avionëve, detet e ndotura, rrugët me gropa, energjia që ikën e vjen bën që të na shtohen turistët. Vijnë të shohin çudira dmth.

Iriqi: - Pra sa mirë që s’kemi?

Vengu: - Sa mirë që jemi origjinalë, thuhet. Si shembulli, e dinë të gjithë po mos e shkruaj, ne jemi vendi i vetëm në botë që për kryeministër kemi një të sëmurë psikik.

Iriqi: - Çfarë?

Vengu: - Një herë flas unë. Ta kishe mendjen Iriq! E humbe rastin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco