Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, thotë se çdo media e cila nuk bëhet urë e regjimit që të zezën t’ja u pasqyrojë shqiptarëve për të bardhë ajo media ndodhet nënpresione dhe sanksione
“Çdo media e cila nuk bëhet urë e regjimit që të zezën t’ja u pasqyrojë shqiptarëve për të bardhë ajo media ndodhet nënpresione dhe sanksione”, u shpreh Flamur Noka gjatë intervistës në studion e improvizuar jashtë godinës së zaptuar nga KAYO.
Duke komentuar uzurpimin e TV News24, ai thotë se një vend nuk mund të integrohet kurrë në Bashkimin Evropian, nëse liria e medias nuk është e garantuar.
Flamur Noka:
Qasja ndaj lirisë së mediave të Edi Ramës dha sinjalin e parë të alarmit me Agon Channel sepse nuk u nënshtrua, radhën e kishte Ora News. Tashi radhën e ka media juaj. Është alarmante që në një shtet të ketë një pushte i cili të ketë këtë qasje ndaj lirisë në shtypit. Nuk integrohesh kurrë ne BE nëse liria e shtypit nuk është e garantuar.
© SYRI.net