Në një postim të fundit në Facebook, deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj projektit të ri të Kodit Penal të propozuar nga qeveria, duke e cilësuar atë si një akt ekstrem që cenon rëndë shtetin ligjor dhe përmbush kërkesat e narkomafies.
Në deklaratën e tij, Vasili denoncon ashpërsisht përmbajtjen e projektit, të cilin e konsideron si një instrument të rrezikshëm për të mbrojtur krimin, për të kufizuar lirinë e shprehjes dhe për të lehtësuar aktivitetet kriminale. Sipas tij, në një shtet normal, një projekt i tillë nuk do të guxohej as të propozohej, por në një vend që sundohet nga narkoshteti, ai shfaqet si normë dhe jo si përjashtim.
Postimi i plotë:
As me i marri ne politike nuk do guxonte te paraqiste nje projekt te tille te Kodit Penal.
Por ne Shqiperine ku sundon narkoshteti ky eshte normalitet.
Narkomafia kerkoi legalizimin e kanabisit dhe qeveria e permbushi.
Ndaj ky Kod Penal nuk duhet pare ndryshe vecse nje porosi e naroimafiez qe ajo te punoje e qete pa asnje siklet nga ligji.
Falja e krimineleve, lehtesira per ata qe shesin kufijte e Shqiperise, mbyllja e gojes dhe informacionit, favorizimi i prostitucionit jane mjaft per te treguar llumin se ku eshye zhytur vendi.
I identifikuar ane e mbane botes si narkoshtet Shqiperia ne kushte te tjera duhej te bente te kunderten te hartonte nje Kod Penal te standarteve europiane.
Por ne Shqiperi nuk ka qene problem Kodi Penal por Drejtesia e kapur per fyti dhe e degraduar qe urdherohet nga Rama dhe narkomafia.
Ndaj Ky kod eshte nje hap tjeter i ofensives se malavites per te rrembyet totalisht Shqiperine.
Narkomafia me qeverine e saj e zhyti Shqiperine ne ditet e saj me te ze,a duke e cuar ne zero shtetin ligjor si dhe sigurine juridike e garancine e te drejtave te njeriut dhe te prones.
© SYRI.net